• |
ide | kryesore

Të tjera kritika nga Gjermania për djegien e mandateve nga opozita

Lajme, Të fundit

Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për përshtypjet pozitive nga takimi e rrezikun që sjell polarizimi politik.

Deutsche Welle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja?

Michael Roth: Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion. E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Ne kërkuam që këtu të ndërhyhet për zbutje. Por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar.

Deutsche Welle: Opozita akuzon qeverinë se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj këtu?

Michael Roth: Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë. Kush vepron kështu, me sa duket nuk i ka kuptuar parimet e shtetit të së drejtës.

Deutsche Welle: A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE?

Michael Roth: Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është eliksir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kaq agresive ne politiken e brendshme kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse funksionon parlamenti.

Deutsche Welle: Qarkullojnë fjalë se Maqedonia e Veriut mund ta marrë dritën jeshile për bisedimet, por jo Shqipëria. I keni dëgjuar edhe ju këto përsiatje?

Michael Roth: Jo, këtë nuk e kam dëgjuar ende. Por këtu procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizëm. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu.

Deutsche Welle: Pra, gjithçka është e hapur?

Michael Roth: Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në muajt e ardhshëm aq më mire është për vendimin pozitiv.

11 Comments

  1. Eshte Ok Fruthi ne ato qe thote,fiks !Ne nje qeverisje perendimore eshte skandaloze !!!E di Fruthi se kush qeverise sot ne shqiperi ?!?!E di se sa respektohen te drejtat e njeriut ?!E di sa e sa para vidhen ne dite nga hajdutet e qeverise nga nepunesi me i vogel deri te bisha hajdute edvinn rama !!?E di se cfare i bene rilindasit shqiperise per 6 vite,e mbushen me droge ?!E di Fruthi se ish ministrat e rendit mereshin me droge,kryetret e bashkise me droge e bandite,o zot sikur ti dinte ai te pakten 50 % te atyre qe kane ndodhur w ndodhin ne kete vend !Zoti e di se çfare do bente Z.Fruthi ?!?!??!

  2. Si social-demokrat qe eshte ka si si-vella Paskal Milon… Gent Cakaj profesional?! Ku e pa ky idjot profesionalizmin e tij qe edhe shqip nuk flet tamam, toni i zerit eshte sikur po grindet me dike dhe 2 fjali nuk i mban mend (Sumit-it diaspores)?! Keto tipa te lajne e te lyejne e me pas ta ngopin…

  3. Opa. Edhe ky do dali idiot i shitur i paditur. Vetem luli me grupin lemeria jan pishtar qe ndricon demokracin. Ca do degjojm me.

  4. Ketij zoterise ashtu ia ka mesuar politika e vendit te tije qe nuk kane kaluar nga komunizmi per 46 vjet, Por nese ne parlamentin gjerman krytari do i thoshte opozites qe ju s;jeni opozite, ju s;keni kryetare, e brockullat qe thoshte debili, por me denoncimet, vrejtjet e propzimet e opozites qe nuk denjonte, apo te diskutoheshin, asnje pranim,Pra nje opozite ne gjendje shtypesi nuk ka vend ne ate kuvend, keshtu qe edhe zoteria, flet nga shtepia e tije, pa ditur realitetin politik te vendit ton. Kete e marrin kapital keta sy kuqet e rilindjes, si perkrahje per to,,, idiotizem, se thote per largimin e opozites, por numuron edhe problemet jetesore politike te ketij pushteti te deskriminuar si per drogen, e korrupsionin e shume te tjera, qe ketyre rilindasve nuk u vjen mire tua permendesh. Kjo pra eshte DMTH ja e shprehjeve te sekretarit gjerman. Jemi ne ketu,, A eshte ai atje,, e keshtu do mbetemi.

  5. Cfare do te benit ju z.Roth nese:
    Ne shtetin tuaj ministri i brendeshem do akuzohej para drejtesise per kanabizimin e vendit .
    Suportin qe i jepp trafikanteve duke i dhene dhe makine per trafikim heroine e kokaine.
    Nese kreu i policise shkarkohet defacto per suportin nga ana e tij.
    Nese shefat e komisariateve jane ne arrati per perfshirje direkte ne kete krim.
    Kur nje ish oficer policie futet ne burg se denoncon krimin dhe arratiset.
    Nese shteti vjedh parate e popullit duke ndertuar rruge me 20 milion euro per km.
    Nqs jepen me koncesione duke vjedhur ne 50 % te tyre sektore te shendetesise njerezve qe nuk kane haber nga mjekesia.s
    Nqs shendetesia dhe aresimi kane degraduar pa kthim.
    Nqs rinia e popullit Gjerman me trasta ne kurriz te merrte rruget e Europe vetem per te siguruar buken e perditeshme
    Nqs deputetet tuaj dhe kancelarja do nderronte cdo dite nga nje kostum prej 1000 euro me ora 400 euro canta 200 euro.
    Nqs Kancelarja juaj apo ministrat te shkonin ne takime zyrtare me atlete e shallvare.
    Nqs Kancelarja juaj do tallesh ne cdo seance me opoziten dhe kryetarin e saj.
    Nqs populli juaj do konsiderohet me epitete dele kafshe shpellash etj etj.
    Per cfare do ju duheshin ato mandate ?
    Opozita e di mire qe ju nderkombetaret nuk miratoni veprimet me mandatet. Por thika eshte ne palce. Boll me emigrime e azile. Po shperbehet populli i cili ka historine me te pervuajtur ne trojet e tij dhe ato qe i kane grabitur vetem per faktin qe eshte paqedashes .
    Jeton ne trojet me te bukura ne mes te Europes.

  6. Shkurt i thoni;Hiqi syzet dhe duku ketej nga anet tona te shikosh jeten e lumtur te ketij populli qe po mundohet te lere vendin dhe te shkoje Gjermani.Ky qenka me te tere fjalen -Qorr-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu