• |
ide | kryesore

Uefa heton “huevos” e Cristiano Ronaldo: portugezi mund të humbasë çerekfinalen e Champions

Sport



Frika e një skualifikimi të Cristiano Ronaldo në Champions League, pas euforisë së kualifikimit, mbizotëron tek Juventus: Uefa në fakt do të hapë një hetim në bazë të pamjeve tv, që janë marrë për të analizuar festimin e portugezit në fund të ndeshjes, me duart përpara organeve gjenitale. Kampioni portugez i Juventus rrezikon një gjobë si Simeone, por nëse gjesti konsiderohet i drejtuar tifozëve kundërshtarë, atëherë për CR7 do të ketë skualifikim.

Rregullorja flet qartë e provokimi i tifozëve kundërshtarë është i ndëshkueshëm me një ndeshje pezullim. Uefa, falë imazheve televizive nga Movistar +, do të hetojë gjestin e Cristiano Ronaldo që, pikërisht si ndodhi me Simeone në ndeshjen e parë, tregoi “los huevos” duke përsëritur gjestin e teknikut kundërshtar në Ëanda Metropolitano.

Cholo e kaloi me një gjobë, por diferenca mes të dyve është se argjentinasi u drejtua tek tifozët e tij. Një sjellje që u dënua me gjobë e asgjë më shumë, ndërsa Ronaldo ishte përpara sektorit të zënë nga tifozeria e Colchoneros, duke rrezikuar kështu skualifikimin. Dy frazat e thënë më pas nga sulmuesi bardhezi më pas, “Hijos de puta” e “A chuparla!”, nuk është se e ndihmojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *