• |
ide | kryesore

15-vjeçarja nga Suedia kandidate për çmimin Nobel

Planet



Është 15-vjeçe dhe është nominuar për të fituar Çmimin Nobel. Quhet Greta Thunberg, nga Suedia, dhe është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grevë në shkollë për ndryshimet klimaterike.Prindërit e saj u përpoqën ta bindnin të kthehej pas, shokët e shkollës nuk pranuan ta mbështesnin.
Kalimtarët shprehën keqardhje dhe zhgënjim në sytë e të panjohurës 15-vjeçare, e ulur në kalldrëm me një pankartë të shkruar me dorë.Tetë muaj më vonë, fotografia nuk mund të jetë e njëjtë. Adoleshentja është e njohur në botë si model i vendosmërisë, frymëzimit dhe veprimit pozitiv.
Çdo të premte, në shi, diell, akull dhe borë, ajo ka dalë në rrugë dhe këtë të premte (15 mars) protesta për mbrojtjen e klimës do të jetë një nga më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë, siç shkruan “Guardian”.
Teksa afrohet momenti, Thunberg është qartësisht e emocionuar.
“Është e mahnitshme. Janë më shumë se 71 shtete dhe më shumë se 700 vende. Tani po rriten shumë, dhe kjo është shumë, shumë domethënëse”, thotë vajza.
Nëse ajo do ta fitojë çmimin, do të jetë fituesja më e re, ndërsa më herët ky çmim u fitua nga Malala Yousafzai, 17-vjeçare nga Pakistani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *