• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane reagon para protestës së opozitës: Kryerja e veprimeve të dhunshme është e paligjshme

Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA-së ka reaguar para protestës së ditës së nesërme të opozitës duke kërkuar vetëpërmbajtje. Nxitjen dhe kryerjen e veprimeve të dhunshme kjo ambasadë i cilëson të paligjshme.

Në reagimin e saj, ambasada amerikane shton se njeh zgjedhjet e vitit 2017 dhe qeverinë aktuale, gjithashtu i kërkon deputetëve që braktisën mandatet të lejojnë pjesën tjetër që të bëjnë punën e tyre.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në deklaratën e ambasadës amerikane.



9 Comments

  1. O Andi mire e? O Armand mire e? Ca thon keto amerikonet qeveri legjitime. Si i behet tani? Jepini noi menje Lulushit. ✌️

  2. Dhuna eshte e ligjshme vetem kur jepni urdher ju pederastet amerikane.eshte e qarte tashme.populli te marre fatet e tij ne dore dhe mos pyese fare se cthone keta pedofile e tranvestite.jane bere te neveritshem e nuk durohen më.te gjithe ne proteste ta shkulim te keqen.

    1. Nese te jan neveritur, po pate byth, mer nje gur dhe qello jo brenda oborrit se nuk ke shancin po murin e ambasades. Dhe e shikon bythen e mizes. Provoje njeher dhe shiko se cfar cudirash do ndodhin ne jeten tende.

  3. Po kur ndodhi dhune ne Virginia vjet sikur nuk thate gje apo ne jemi vend i botes se trete dhe vari karin. Bile Presidenti juaj doli dhe i mbrojti apo nga qe ishin supremacistet e bardhe

  4. O ING,,, qenke copa e mishit por pa sy,,, Po mire qe na qenkeni te ligjeshem me fjaet e atyre qe nuk u njohin, e jua mbajne ison, se ,,,hajt, jepi vishja, po per bemat monstruoze qe kjo qeveri ka bere e ben pa ti listuar a jane te ligjeshme? Na jep ndonje kliptomendim se dihet se c;do te thoni Shpifje, shpifje, keta jeni ju, qe mashtroni e vete jetoni ne parajse, e popullin e zvarrisni e rrjepeni seri ne palce, e tashti doni ti shpetoni furise se popullit te perdhunuar nga kasta me e poshter qe ka qene ne pas demokracise. Populli din vete si te veproi, sepse nuk eshte ne klase, por ne shesh per te fituar humbjet e medha qe i ka bere ky pushtet pushtues.

    1. Gjynah XIXA. Paske ik per lesh. Populli i ka mar fatet e veta. Nuk do ta kuptosh apo nuk ke intelekt ta kuptosh kete nuk arrij ta kuptoj. Qe quan popull disa militant✌️

  5. Prap ne Tirone ke per me qene ti, qe na qeke , apo shitesh si tironc, por hudhi nji sy lajmeve, e ezhansave se si po e dredh edhe amerika, sepse eshte ne hall me presidentin, e reformat qe ai ka bere, e qe ka akuza se i ka bere per vete. Nuk jam kunder Amerikes kurre, por kur ata kane problemet e tyre , per ty, e ne as qe cajne koken se cndodh, e si vepro kjo qeverija jone. pavaresisht se ty, e disa si ty ju pelqejne. Se me keto bemat qe kjo qeveri ka bere do kish hikur me kohe, e aqe me keq se disinformo perendimin e dergo lajme te rreshme per gjendjen e brendeshme, andaj, ate qe e tua ti, eshte edhe per kete qeveri, por kur te piqen kushtet.

  6. Shume dakort . Dhuna eshte e patolerueshme. Protestat te jete proteste mbareshqiptare e e madhe dhe pa asnje xham se do na qaje lali kellira ne cdo televizion dhe media te paguar.

    Do te coje email gjithe ambasadave, mediave dhe institucioneve te tera pa perjashtim, njesoj si me perdhunimin dhe deshtimin e barres se Griseldes Nuses se e Roshit perdhunuesit ne grup qe e kishin rrembyer bandat e qeverise .

    M…. rriji larg se te vjen era i thone nje fjale te urte shqiptare

    Me vjen mire qe flasin jo tregon qe jane gjalle, 3 vjet me rradhe ambasadoret LU-Peshkatari dhe Vlahutin-Leshkuqja bene propogande krah per krah me qeverine : per policine qe duam — hahahahaha – , per dekriminaliziminin -hahahahahahahahha-, per kanabizimin -hahahahahahahahahah-,, per hapjen e negociatave per BEeeee -muahahhahahahahaha- per vetinguuuuun – muahhahahahahahahahahahaha-

    Dore per dore dhe krah per krah ne cdo event dhe ne cdo dalje mediatike per te gjithe sukseset e mossukseseve te qeverise dhe vecanerisht RILINDJES KRIMINALE

    Kjo sdo te thote qe e kane gabim per dhunen.

    Detyrimisht qe mund te flisnin dhe per gjendjen kriminale te qeverise por kjo ska rendesi ne te vertete. sukseset e deshtimeve te qeverise jane thjesht barre per qytetaret , sukseset e padrejtesive te perditshme te gjithanshme nuk jane shqetesim per zyrtaret e ambasadave. sukseset e papergjeshmerise se qeverise asyetohen si dialektike e zhvillimit te nje vendi idiot.
    Por kjo ska rendesi fare, po as fare, rendesi ka qe Juves i ra shorti me Ajax , nje arsye me shume per te qene optimist per te ardhmen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *