• |
ide | kryesore

Balla pas takimit me deputetët francezë: Jam i sigurt që në qershor hapen negociatat me BE

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti zhvilluan sot një takim me dy deputetët francezë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, të cilët i përkasin Grupit Parlamentar të presidentit Macron.

Në një prononcim për mediat pas takimit me dy deputetët francezë, Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kishim sot në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion të nderuar të Komisionit për Çështjet evropiane dhe të Komisionit të Politikës së Jashtëm të Asamblesë Parlamentare franceze. Dua ta theksoj që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me parlamentin francez. Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë. Ne kemi shumë për të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit”- tha Balla.



10 Comments

  1. E tha Balla, pa diskutim qe do hapen. Njelloj si stadiumi qe Fred Peza mgriti ne Peqin dhe jo vetem kaq, por Shkumbinin e coi ne kupat e Europes. Ka vetem nje problem, negociatat jane hapur vitin e shkuat dhe nuk e kuptoj se si do hapen tani? Ka patur te drejte Spirppali qe ka thene Don Kishoti eshte nje personazh kompleks i letersise shqiptare. Ka vetem nje ndryshim te vogel, Din Kishoti eshte pjese e realitetit shqiptar, ndersa te tjeret jane Sanco Panco te kryqezuar me Rosinantin

  2. Nuk qenkan hapur akoma negociatat me BE? Mos ia fut koy z. Balla. Negociatat jane hapur para pothuajse nje viti, biles per kete u dekoruan disa ambasadore. Nese negociatat nuk jame hapur ende, duhen marre ato dekorata dhe iu duhen dhene atyre qe do na i hapin sot. Por me siguri, Balla eshte shume shakaxhi dhe kete e thota per t’i hedhur hi syve opozites

  3. O toc kuklle negociatat kane nje vit qe jane hap, e harrove Kryeministrin, e tha vjet qe jane hapur. Keta Rilindasit as veten e vet se besojne me. Cudi!
    Jane hap negociatat o tualet rrumpalla 😀

  4. Nuk arrij dot ta kuptoj kete Taulant Ballen sa i pafytyre qe eshte. KM e beri me gjithe te mirat, e beri kryetar te grupit parlamemtar, e beri miliarder, sa fitoi rilindja pa u bere akima nje vit, shkoi ne Bernabeu dhe u fotografua nga revista Marça mr nje vend ne stadium ku bileta kushton mbi nje mije euro, por sot, me kulmin e pafytyresise, e nxjerr KM genjeshtar. Ptuh jazek te qofshin te mirat qe te ka bere KM, negociatat po behet nke vit qe jane hapur. Po te isha ne vend te KM do te te konfiskoja kolrksionin e oreve se nuk e meriton. NEGODIATAT JANE HAPUR O BALLA, MOS E HARRO KURRE KETE

  5. Media kurve…!Referoju se çfare thane deputetet Frances se Balla-neverites i ka hapur vjet ?!Ju kujtohet qe thane se u hapen ??!?!?!Çfare do hapet tani ?!Ai i plakes se Balles,ai eshte pus !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *