• |
ide | kryesore

Shorti i Champions : Juventus e Liverpool me fat, Barcelona kundër Manchester Utd

F1, Kryesore, Sport



Shorti i Champions League ka rezervuar gjithçka pritej: përballje të mëdha, euro derbi, sfida të kalueshme, por askush nuk mund të qeshë deri në fund. Në Nyon të Zvicrës më të buqëzeshur, për momentin kanë dalë Juventus e Liverpool.

Bardhezinjtë në cerekfinale duhet të sfidojnë Ajax Amsterdam, me ndeshjen e parë që do të luhet në Hollandë. Një kujtesë e trofeut të fundit të fituar nga Juventus në Champions, ajo finale me penallti në 1996 kundër Ajax, ndërkohë që Liverpool ka kapur në short të preferuarën e të gjithëve, Porton. Një lloj kompensimi për dy skuadrat që në 1/8 e finaleve kishin përballjet më të vështira: respektivisht kundër Atletico Madrid e Bayern Mynih.

Lexo më tej:

Shikoni dhe çiftet e shortit për Europa league

Ndeshja më e fortë, të paktën në letër është ajo Barcelona vs Manchester United, një déjà vu e finales së 2009 ku fitues dolën katalanasit. Solskjaer, pas cudisë së bërë në Paris, shpreson vetëm të gjejë titullarët e tij të gatshëm për dy përballjet me një prej favoritëve kryesorë për trofeun.

Nuk mungon euro derbi britanik, që ishte pothuaj i pashmangshëm, me prezencën e katër skuadrave angleze në tetë më të mirët. Tottenhami do të luajë kundër Manchester City, një situatë e përsëritur në ishull e që sheh të besuarit e Guardiolës favorit, ndonëse Pochettino nuk duhet nënvleftësuar asnjëherë.

Ajo cfarë kanë fituar në cerekfinale nga Juventus e Liverpool, mund ti kthehet në problem në gjysëmfinale ku rrezikojnë të gjejnë përballë favoritet e mëdha: Manchester City e Barcelona.

ÇEREKFINALET E CHAMPIONS

Ne 9 dhe 10 prill/ Kthimi !6-17 prill

1. Ajax – Juventus
2. Liverpool – Porto
3. Tottenham – Manchester City
4. Barcelona – Manchester United

GJYSMËFINALET
Fituesi i çiftit 3-Fituesi i çiftit 1
Fituesi i çiftit 4- Fituesi i çiftit 2

Në finalen e Madridit skuadra pritëse do të jetë fituesja që do të dalë nga çfitet 3 dhe 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *