• |
ide | kryesore

Delegacioni i BE për protestën: E patolerueshme nxitja e dhunës

Lajme, Të fundit
Kosova



Një ditë para protestës së opozitës përballë kryeministrisë ka reaguar edhe delegacioni i BE-së, në Shqipëri ku theksohet kërkesa ndaj liderve partiake për të mbajtur përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës dhe të shmangin çdo lloj forme dhune.

“Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.” – thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deklaratë e plotë

Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.



7 Comments

  1. Delegacioni i BE te perjashtoje Feancen dhe Greqine nga BE pasi “Les gjillet jaune” ne France kane shkaterruar Harkun e Triumfit, si dhe greket qe disa here kane djegur Athinen. Natyirsht as Hatku i Triumfit dhe as e gjithe Athina nuk vlejne sa Kepurdha kryeministrore, por njefare vlere e kane.

  2. Shume dakort . Dhuna eshte e patolerueshme. Protestat te jete proteste mbareshqiptare e e madhe dhe pa asnje xham se do na qaje lali kellira ne cdo televizion dhe media te paguar.

    Do te coje email gjithe ambasadave, mediave dhe institucioneve te tera pa perjashtim, njesoj si me perdhunimin dhe deshtimin e barres se Griseldes Nuses se e Roshit perdhunuesit ne grup qe e kishin rrembyer bandat e qeverise .

    M…. rriji larg se te vjen era i thone nje fjale te urte shqiptare

    Me vjen mire qe flasin jo tregon qe jane gjalle, 3 vjet me rradhe ambasadoret LU-Peshkatari dhe Vlahutin-Leshkuqja bene propogande krah per krah me qeverine : per policine qe duam — hahahahaha – , per dekriminaliziminin -hahahahahahahahha-, per kanabizimin -hahahahahahahahahah-,, per hapjen e negociatave per BEeeee -muahahhahahahahaha- per vetinguuuuun – muahhahahahahahahahahahaha-

    Dore per dore dhe krah per krah ne cdo event dhe ne cdo dalje mediatike per te gjithe sukseset e mossukseseve te qeverise dhe vecanerisht RILINDJES KRIMINALE

    Kjo sdo te thote qe e kane gabim per dhunen.

    Detyrimisht qe mund te flisnin dhe per gjendjen kriminale te qeverise por kjo ska rendesi ne te vertete. sukseset e deshtimeve te qeverise jane thjesht barre per qytetaret , sukseset e padrejtesive te perditshme te gjithanshme nuk jane shqetesim per zyrtaret e ambasadave. sukseset e papergjeshmerise se qeverise asyetohen si dialektike e zhvillimit te nje vendi idiot.
    Por kjo ska rendesi fare, po as fare, rendesi ka qe Juves i ra shorti me Ajax , nje arsye me shume per te qene optimist per te ardhmen ?

    1. Ti duhet te jesh gjeni, 6 vjec dhe shkruan dhe artikulon ne menyr shembullore. Po per nje gje do te keshilloj xhaxhi. Pyet nje me te madh se vetja per ata qe ishin para se te lindje ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *