• |
ide | kryesore

Europa League/ Përballje e madhe në çerekfinale: Napoli-Arsenal, ndërsa Chelsea duhet të ketë kujdes

Sport



Shorti për çerekfinalet e Europa League ka qenë i pamëshirshëm për Napolin, apo edhe për Arsenal. Asnjë mes dy formacioneve nuk do të dëshironte një përplasje me njëri-tjetrin, por në Nyon goglat kanë vendosur kështu. Sigurisht Topcinjtë tani nuk kanë më luksin të humbasin në San Paolo me dy gola diferencë, ashtu si i ndodhi kundër Rennes, sepse skuadra e Ancelotti nuk bën të tilla dhurata si francezët në kthim.

Një përballje me aromë Champions, ndërkohë që pretendenti tjetër për trofeun Chelsea duhet të bëjë kujdes: Slavia Pragë nxorri jashtë ekspertët e Sevilla dhe ky është tregues i mjaftueshëm për të mos i nënvleftësuar.

Euro derbi edhe në Europa League sepse spanjollët e Villareal e Valencia duhet ti bëjnë llogaritë së bashku, në një cerekfinale ku nuk ka favoritë. Eleminuesi i Inter, gjermanët e Eintracht Frankfurt, do të sfidojnë tashmë Benfikën, me ndeshjen e parë në Portugali.

ÇEREKFINALET
1. Napoli-Arsenal
2. Villareal-Valencia
3. Benfika-Frankfurt
4. Slavia Praga-Çelsi

GJYSMËFINALET
Fituesi i çiftit 1-Fituesi i çiftit 2
Fituesi i çiftit 3- Fituesi i çiftit 4

Skuadër vendase në finale do të jetë fituesja që do të dalë nga çifti fituesi i çiftit 3 dhe 4.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *