• |
ide | kryesore

Gjykata shqiptare jep dënimin e rrallë: Ditën në punë, natën në burg

Lajme, Të fundit



Ditën në punë, natën në burg. Ky është dënimi që gjykata e Tiranës firmosi për një 44-vjeçar që dhunonte sistematikisht bashkëshorten.

Edhe pse haset rrallë, gjysmëliria, është dënim alternativ që parashikohet nga ligji. Edhe në rastin konkret kështu ka ndodhur. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në tetor të 2018, kur burri në sy të tre fëmijëve të mitur dhunoi gruan, të cilës i theu edhe hundën.

Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe qëndroi për katër muaj në burg, por më vonë gjatë gjykimit, shprehu pendesë dhe kërkoi lirinë, duke premtuar se do të punonte për të siguruar jetesën e familjes.

Për këtë arsye, gjykatësi Gerd Hoxha, aplikoi për herë të parë nenin 58 të kodit penal, ose gjysmëlirinë, duke e lejuar babain e tre fëmijëve, që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes të punonte, ndërsa në orën 20:00 të mbrëmjes ai detyrohej të kthehej në burg.

Neës 24 kontaktoi me të dënuarin, por ai refuzoi të fliste, megjithatë u shpreh se është penduar dhe po bën çmos të dëshmojë se është një baba i devotshëm dhe se nuk do të ngrejë më kurrë dorë mbi bashkëshorten.

Avokati Isuf Shehu, i cili mbrojti në proces interesat e 44-vjecarit, u shpreh se kërkoi pezullimin e dënimit për babain e tre fëmijëve, sepse sipas tij do të ishte edhe vendimi më i përshtatshëm për rastin, megjithatë gjykata arsyetoi ndryshe….

Prej ditës që është liruar nga burgu, i dënuari është punësuar si shofer në një kompani private. Orët e pakta që i mbeten të lira, ai i kalon me fëmijët dhe gruan.

Për të qenë pranë tyre, ai çdo ditë udhëton nga burgu i Vaqarrit në Kodrën e Diellit, ku ka vendin e punës, e prej andej në Tufinë, ku ka banesën. Kjo sipas avokatit po i krijon vështirësi të dënuarit në zbatimin e vendimit, për të cilin po sheh mundësinë që të kërkojë trasferimin e tij në një burg me pranë banesës…

Po si ekzekutohet vendimi në fjalë? Mbrojtësi ligjor shpjegon se është vetë i dënuari që zbaton urdhërimet e gjykatës….

Ky është rasti i parë që për veprën penale të dhunës në familje, Gjykata aplikon nenin 58 në kodit penal, thënë ndryshe gjysmëlirinë për një të dënuar. Megjithatë, avokati Shehu është i mendimit, se aplikimi I këtij dënimi alternativ, do të ishte i përshtatshëm për vepra penale të karakterit ekonomik./balkan web



1 Comment

  1. Po pse qenka rralle ? Kjo tregon se gjykayesi eshte i kualifikuar dhe jep nje denim te tille per te gjithe ata qe vepra e tyre nuk perben rrezik per shoqerine. Kjo procédure njijet ne te gjitha gjykatat e botes dhe injorantet gazetare nuk kane pse çuditen.!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *