• |
ide | kryesore

Icardi gjithnjë e më larg: Inter fillon sulmin për Cavanin

Sport



Një sezon krejtësisht i dështuar me daljen nga Champions League, Kupa e Italisë, e tani edhe nga Europa League, pa përmendur se të dielën në mbrëmje Inter rrezikon edhe vendin e katërt në Serie A. E një rol të rëndësishëm në këtë dështim ka luajtur edhe konflikti me ish-kapitenin Mauro Icardi. Tani rinovimi me argjentinasin duket gjithnjë e më larg, e sikur të mos mjaftojnë llogoret e ndara mes palëve, lëvizja e fundit e zikaltërve është tregues se klubi po heq dorë nga sulmuesi.

Nga Franca, sipas asaj që bën të ditur Le10Sport, Inter ka hedhur sytë tek Edinson Cavani për pas Icardi. Sulmuesi i PSG konsiderohet një zëvendësues kualitativ për largimin e numrit 9, që tashmë duket se e ka të hapur rrugën drejt Torinos apo Madridit, destinacione të interesuara për shërbimet e argjentinasit. Por ndërkohë, për Cavanin, zikaltrit duhet të mundin konkurencën e Atletico Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *