• |
ide | kryesore

Kejsi Tola tha se nuk i ndrit ylli, reagon Olta Boka: Bëre gabim (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Thuhet se dy këngëtaret Olta Boka dhe Kejsi Tola kanë pasur një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën mirëpo për arsye të cilat ende nuk dihen, marrëdhënia e tyre është krisur dhe kjo u bë mediatike nga një deklaratë e Kejsit në emisionin “Shiko kush luan”.

Kejsi Tola u pyet se cila nga vajzat e showbiz-it përpiqet shumë, por nuk i ndrit ylli, dhe ajo përmendi emrin e Oltës.

E gjitha kjo shkaktoi reagime të shumta dhe lidhur me këtë duket se së fundmi vetë Olta ka vendosur të reagojë.

E ftuar në emisionin “Thumb”, bukuroshja ka zbuluar ku ka qenë gabimi i Kejsit sipas këndvështrimit të saj.

“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoja unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën e vet duke thënë: Ej shiko, se do më kuptoje!”, tha këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *