• |
ide | kryesore

Masakër në Zelandën e Re, 40 viktima pas sulmit në dy xhamia (FOTO)

Planet, Të fundit

Të shtëna me armë në Zelandën e Re. Siç raportojnë mediat e huaja, tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në Christchurch.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 40 por numri nuk konfirmohet nga policia.

Kjo e fundit ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.

Për ngjarjen reagoi dhe kryeministri i Zelandës së Re, Jacinta Arden i cili e quajti ditën e sotme një nga më të errëtat e vendit.

“Një akt i pashembullt dhune. Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re.Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave por është një ngjarje e tmerrshme” – ka thënë ai. Sipas Associate Pres myslimanët përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandës e Re.

7 Comments

    1. krishterimi eshte pacifist, “nqs te gjuajne ne njeren faqe, kthe tjetren”. Keta jan ekstremist te djathte sic ishte Hitleri dhe Nazizmi, askush nga keta nuk vret ne emer te zotit. Keta vrasin se u duket vetja me te mire e me superiore se te tjeret (dokrina baze e nazizmit). Ne te kundert islami fatkeqesisht le vend per interpretim, nqs ne njeren ane predikot paqe, ne krahun tjeter denon te pafete e kjo “shfrytezohet” nga qarqe te caktuara brenda islamit (psh wahhabistet) qe indotrinojne ndjekesit e tyre me gjuhen e urrejtjes ndaj “te pafeve” dhe vrasjeve ne emer te zotit….ndaj dhe quhet terrorizem islamik (edhe pse kshu i fut ne nje thes te gjith ku ata qe urrejne e vrasin ne emer te zotit jan nje perqindje e paperfillshme)

      1. Jam dakort me cfare kerkon te thuash qe keta nuk perfaqsojne krishterimin, por krishterimi nuk eshte pacifist. Per cdo “kthe faqen tjeter” ke dhe dhune dhe shpate. Historia po ashtu tregon qe krishterimi eshte i perlyer ne gjak te pafajshmish si asnje tjeter. Qe nga luftrat brenda krishterimit vete tek kryqzatat tek koha e erret dhe inkuzicjoni e deri ne kohet moderne. Te sugjeroj te lexosh Nicen por dhe histori ne pergjithsi per te patur nje pasqyre se cfare ishte krishterimi te pakten per Gjermanet e me tej. Dicka tjeter, Islami eshte e vertete qe le vend per interpretim dhe spret te mare urdher nga papa prifti e hoxha kjo sepse feja duhet te jete e tille i takon njeriut te nxjer konkluzjone te pastra humane dhe njerzore qe jane te perbashketa mes jo vetem myslymaneve por njerezeve ne pergjithsi, por sdo te thote qe eshte anarki gjithsecili me mendjen e vete. Wahabite qe permend prsh nuk jane as 0.1 e botes Islame. Mos ngaterro lirine e te menduarit brenda Islamit me hapsiren per anarki, dhe e krahason me “rregullin” ne krishterim i cili eshte drejte per drejte fajtor per miljona te vrare torturuar e masakruar.

        1. Pa shume teorira. Islamstet: te gjithe fete e tjera nuk i pranojne… Ashtu sikurse jo te gjithe myslimanet,jane terroriste, …….ashtu edhe te gjithe terroristet jane muslimane….!!!

          1. Kur ke shembullin e Shqiperise per tolerance dhe vllazeri nderfetare , pse bene keto diversione dhe apsolutizma ? Por ngaqe ka idiot si ty prandaj edhe bota po shkon ne marrezi .

  1. O gazetare shkoni mesoni shqip !!!!!

    Fjala hxami ne numrin shumes nuk ndryshon . Pra kemi te njejten fjale si ne njejes ashtu dhe ne shumes.

    nje xhami , disa xhami… ( dhe jo Xhamia)

  2. Me kete ngjarie te shkon mendja tek nje thenie e thjeshte popullorepor e drejte’ Ujku,, ujku, por cakalli po ben kerdine’. Kush ta kuptoi drejte le ta mire prese, e kush jo , prape ka mendimin e tije. Stil qe bota te percahet, eshte nderhyrja ne besimet fetare e politikes. Konkluzionet tashme dihen, se si jane keto maredhenie te stisura, por jo se feja i nxit ne vllavrasje. Nuk ka besimtar , qe ithote vetes besimtar qe te kryej krime mbi njeri tjetrin, kurre por jane intrigat e stisura qe po e zhvillojne nje forme te re te luftes, por me variante te vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu