• |
ide | kryesore

Misteri i autorit të masakrës në Zelandë të Re, zbulohet manifesti islamofob

Planet



Një njeri që identifikoi veten si i dyshuar në sulmet e xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, publikoi një manifest që përshkruante motivet e tij në të cilat ai mbështeste ideologjinë e ekstremit të djathtë dhe anti-emigrante.

Njeriu thotë se quhet Brenton Tarrant, një 28 vjeçar i lindur në Australi. Dokumenti prej 74 faqesh, i quajtur “Zëvendësimi i Madh”, përbëhet nga shqetësimi rreth gjenocidit ndaj të bardhëve dhe rendit qëllime të ndryshme, duke përfshirë krijimin e “një atmosfere frike” kundër myslimanëve.

Dokumenti, i cili sugjeron një fiksim me kryengritjet e dhunshme kundër Islamit, pohon se i dyshuari kishte “kontakt shkurtër” me vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Breivik dhe se Breivik i dha “bekim” për sulmin.

Policia nuk ka konfirmuar se Tarranti është një nga njerëzit e arrestuar për të shtënat. Ata thonë se një njeri është akuzuar, por nuk kanë zbuluar identitetin ende.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, konfirmoi se një Australian u arrestua në Zelandën e Re dhe tha se ai ishte informuar mbi manifestin, duke e përshkruar atë si “një punë urrejtjeje”.

Manifesti nuk e identifikon të dyshuarin si Australian. “Origjina e gjuhës sime është europiane, kultura ime është europiane, bindjet e mia politike janë europiane, besimet e mia filozofike janë europiane, identiteti im është europian dhe, më e rëndësishmja, gjaku im është europian”, thuhet aty.

Dokumenti e prezanton autorin e saj si të rritur në një familje të klasës punëtore, me të ardhura të ulëta. “Unë jam vetëm një burrë i rregullt i bardhë, nga një familje e rregullt, të cilët vendosën të qëndrojnë për të siguruar një të ardhme për popullin tim”, shkruhet aty. “Prindërit e mi janë me prejardhje skoceze, irlandeze dhe angleze. Unë kisha një fëmijëri të rregullt, pa ndonje problem të madh.” (përktheu lapsi.al)

Në një seksion pyetje-përgjigje të manifestit, autori pohon se ai nuk po kërkonte famë dhe ishte në të vërtetë një “person privat dhe tepër introvert”.

Ai e përshkruan veten si një etnonacionalist dhe një fashist.

Autori thotë se sulmi kishte dy vjet që planifikohej dhe se megjithëse Zelanda e Re nuk ishte zgjedhja origjinale për sulmin, vendndodhja e Christchurch ishte zbuluar tre muaj më parë.

“Unë erdha në Zelandën e Re për të jetuar përkohësisht teksa planifikoja sulmin dhe stërvitesha, por shpejt kuptova se Zelanda e Re ishte një objektiv po aq i pasur sa çdo vend tjetër në Perëndim” – thuhet në manifest.

I dyshuari donte të dërgonte një mesazh që “asnjë vend në botë nuk është i sigurt”. Sipas manifestit, edhe zgjedhjes e armëve të zjarrit që u përdorën në masakër janë menduar për të fituar publicitet maksimal.

“Unë zgjodha armë zjarri për ndikimin që do të kishin në diskursin social, mbulimin shtesë të medias që do të ofronin dhe efektin që mund të kishte në politikën e Shteteve të Bashkuara dhe në këtë mënyrë në situatën politike të botës”, shkruhej në manifest.

The Guardian, përshtati në shqip ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *