• |
ide | kryesore

Në pranga bashkëpunëtori i “Eskobarit shqiptar”

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar me iniciale G.V. është arrestuar këtë të premte nga polica e Fierit. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” si pjesë e operacionit të koduar “Precizioni”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin 36-vjeçarin.

Operacioni “Precizioni” ka nisur në shtator të vitit 2017, ku janë arrestuar gjithsej 67 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 milionë euro. Linja e trafikut është dërgimi i kanabisit në Turqi dhe shkëmbimi aty me heroinë.

Në krye të tyre është Met Kanani i konsideruar si “Eskobari shqiptar”. Arrestimet në kohë janë kryer në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. ©LAPSI.al

operacioni-preciozioni-1536863083



2 Comments

  1. Ku eshte futur sot agjenti I udb salih ram berisha pse nuk flet per kete aksion qe po vazhdon akoma,salih mos dil neser ne proteste te rrezikohet jeta nga ata qe te kane mbeshtetur deri tani serbo-ruse te kane futur ne rreth nuk je me I vlevshem per ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *