• |
ide | kryesore

Nga Milan, në Turqi, jashtë skuadre e me kontratë të papaguar

Sport



Dikur në futbollin që ka rëndësi, deri edhe me fanellën e Milan, tani Alessio Cerci nuk figuron në listën e lojtarëve as në Turqi. E të mendosh që bashkë me Thomas Heurtaux ishte një prej goditjeve të merkatos së Ankaragucu, e sapo ngjitur në kategorinë kryesore të kampionatit turk e me një projekt ambicjoz. E megjithatë nga 1 shkurti Alessio Cerci e ish-mbrojtësi francez i Veronës po përjetojnë një makth të vërtetë, nga momenti që nuk figurojnë më në listën e organikës e madje as nuk paguhen nga klubi.

Shoqëria ka bërë të ditur se nuk mund ti respektojë më impenjimet ekonomike të ndërmarra në verë, aq sa të dy lojtarët janë të detyruar të stërviten më vete, pa staf teknik e mjek në dispozicion. Nga 1 shkurti Cerci e Heurtaux janë të “ndarë në shtëpi” brenda një klubi, që i kishte zgjedhur me idenë për një skenar krejt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *