• |
ide | kryesore

Paloka: Kam vetëm një fjalë për Rudina Hajdarin

Lajme, Të fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar në emisionin “Zonë e lirë” djegien e mandateve të opozitës. Ai u pyet edhe për rastin e Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit që nuk e lanë mandatin duke u shprehur se gjithçka e kanë bërë për interesa personale.

“Nuk di që asnjëri prej këtyre të ketë bërë një takim me ata që e kanë zgjedhur. Rudinën e njoh këtë periudhë, por jo vetëm për respekt të Azemit, por unë e kam miq familjen e Azemit, vëllezërit e tij.

Për të gjithë ata që janë aty qëndrimi ynë është se ata janë aty për interesa të tyre dhe jo të opozitës. Rudinës i them që në momentin që fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të fillosh të mendosh se çfarë po bën. Pse nuk e dorëzoi mandatin? Kësaj nuk i hyj. Nuk i di arsyet” – tha Paloka.

Paloka tha se djegia e mandateve ishte bërë e nevojshme pasi opozita nuk kishte më arsye për të qëndruar në Parlament.

“Pishman për djegien e mandatit? Jo. Vërtet është akti më ekstrem politik, po u bë i domosdoshëm. Sot Rama kontrollon gjithçka, mediat shoqërinë civile, kapi dhe drejtësinë. Gjithçka e ka në dorë. Ne të rrinim në parlament? Ai vidhte në tendera dhe koncesione ndërsa ne rrinim në parlament. Ai ishte akti i fundit politik për të mos kaluar te dhuna. Grabiti me çdo formë dhe prokuroria heshti. Kapen ministra me kriminelë dhe asgjë nuk ndodh…

Ishte një kërkesë që na e bënin edhe qytetarët. Na e kanë kërkuar edhe qytetarët publikisht. Bashës i bënin edhe akuza të tjera sikur kishte marrëveshje me Ramën. Është brohoritur masivisht ky akt” – tha Paloka. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Po imagjinoj Taulant Pallen teksa inspirohet………
    Pupupupu na mbyti llumi!
    Po s’po ngrejme dot koke!!
    S’ka (c)endrifugë ta lajë.

  2. Llumi po ke llumi shkon,dhe derrat me llum ushqehen,kur partia ngeli ne dore te palokes,qe eshte nga te paret qe ka paguar per tu bere deputet ne zonen ke shkolla cajupi ku u plagos dhe bashkimi per tu bere deputet paloka

  3. Kto jane kara qe sdine nga eshte e majta e nga eshte e djathta.

    Nje fjale thote tituli- ne vend te nje fjale ka nje shport me traplliqe.

  4. duke qene vete socialist (dmth jo rilindas mavi, po socialist i kuq nga at te 1992 te nanos, servet pellumbit, rucit edhe ndokles) per mua ska gje me te bukur se te sho kelyshet e sales te zihen me njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu