• |
ide | kryesore

Plagosje me armë zjarri në Dibër

Lajme, Të fundit

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30,, ku shtetasi B.S, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu