• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, instalohen kamera me rezolucion të lartë rreth Kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Policia i “ druhet ” ripërsëritjes së incidenteve gjatë protestës së rradhës të paralajmëruar nga opozita. Për këtë arsye godina e Kryeministrisë është përforcuar me masa shtesë sigurie.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera të reja me rezolucion të lartë si ato që u vendosen edhe tek parlamenti.

Ekspertë nga garda e republikës dhe polica e shtetit kanë hartuar planin për mbarëvajtjen e tubimit ndërsa rreth 1200 efektivë pritet të jenë në terren.

Edhe repartet speciale prej mbrëmjes së të premtes kalojnë në gadishmeri ndërsa mes kryeministrise dhe piramides jane vendosur barriera metalike që do të pengojne levizjen e lirë të qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve është përforcuar edhe dera kryesore e kryeminstrisë dhe skela mbrojtëse që u dëmtuan gjatë protestës së 16 shkurtit.

Sipas burimeve nga policia, në kërkesën për lejen për tubimin partia demokratike ka kërkuar 48 orë afat,  që është refuzuar nga uniformat blu. Për të shpërndarë turmat gjatë protestave të fundit, policia e ka hedhur në drejtim të tyre gaz lotsjellës që është cilësuar veprim i paligjshëm nga opozita.



1 Comment

  1. Kamerat po, ore po , ka abonuar edhe pamjet satelitore per ruajtjen e pallatit te maskarenjeve do e rrethoi si pallatin e dimrit sepse ka pervoje revolucionesh. Po karriken e dhomen e basketit do e ruaji? Se thone qe bojrat e bojaxhiut i ka marre ne shtepi e po ben piktura konspiracioniste, e s;dihet ku do dale. sepse ia do shpirti ti shpetoi furise se protestave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *