• |
ide | kryesore

Regjisori Kusturica emërohet këshilltar i nacionalistit serb

Lajme, Të fundit



Regjisori serb, Emir Kusturica, u emërua këshilltar i anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik. Në njoftim nuk janë sqaruar se cilat do të jenë detyrat e Kusturicës, 64 vjeç.

Kusturica, i lindur në Sarajevë, është mik i afërt i  nacionalistit serb, Dodik. Të dy ata shprehin mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin.

Kusturica, njihet si dy herë fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Një nga filmat e tij “Underground”, i vitit 1995, është cilësuar si shumë pro-serb.

Dodik u zgjodh anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës në muajin tetor. Anëtari që përfaqësonte komunitetin mysliman ishte Shefik Xhaferoviq, ndërsa ai kroat Zhelko Komshic. Bosnja përbëhet nga entiteti mysliman-kroat dhe entiteti serb, ndërsa qeveria qendrore i lidh të dy këto entitete.

Dodik ka bërë thirrje për shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe për pavarësinë e entitetit serb.



1 Comment

  1. Shume mire. Celsin e Tiranes e ka Bregovici. Ska me medalje bashkia, Te tjerat i ka Likja, por sjane punet mire keto kohet e fundit . Do prese pak per medaljen e flamurit. Kur te behet Rama President

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *