• |
ide | kryesore

Reporteri gjerman për Shqipërinë: “Edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën”

Arkiva, Të fundit



Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.

Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri: “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për Deutshe Welle. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai.



4 Comments

  1. Ja ke fut kot, si paska dhe qeveria faj. Ne kemi qeverine qe duam, me hashash e te forte. Kadriu jone asnjehere ska faj, fajin e ka Saliu, bile dhe kur prishet koha dhe bie shi

  2. Ky kryeminister eshte nje shites i ndyre.
    E dha Shqiperine me koncesion. E shiti tek Oligarket. Hajduteri kudo.

  3. Ne te vertet ne kete parlament te vjen per te vjelle qe kur sheh kryetarin Vrases Sigurims te PPSH , te nderuarin Gramoz, qe aty e heq direkt prizen. Niveli i deputeteve eshte mbreselenes, ROCK STAR MTV.

    Por keta jane ceshtje parapelqimesh , apo jo ??

    Rregullorja e re e kuvendit, nismat e qeverise , tepsia para, te gjitha keto jane me se te mjaftueshme qe te marresh pjese plot me pergjegjesi dhe entuziazem ne kuvend, apo dhe shkeljet e perditshme te rregulloreve, mosparaqitja e ministrave, papergjeshmeria totale perkunder parlamentit, mungesa totale e transparences, nenvleresimi , tallja, neperkembja , dhe po e njejta sjellje dhe trajtim me publikun jane po ashtu ceshtje te parendesishme, thjesht duhet me qen ne kuvend. aty eshte vendi ku behet demokracia !

    C’rendesi ka se kuvendin e Shqiperise, NaltMaiDhimi e trajton si organ jashteqitjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *