• |
ide | kryesore

Rikthehet Air Albania, ministrja jep një tjetër premtim: Fluturimet nisin brenda muajit mars

Lajme, Të fundit

Pas dështimit për muaj me radhë, qeveria jep një tjetër afat për nisjen e fluturimeve të kompanisë ‘Air Albania’. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kompania do të fillojë punë brenda muajit mars. Gjatë një interviste në ERTV, ajo tha se avioni do të fluturojë me kodin ZA.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Por përtej këtij zotimi të saj ka shumë skepticizëm. Në shtator të vitit 2018 avioni i parë zbriti në Rinas përmes një ceremonie pompoze ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. U tha se do kishte vetëm një muaj testime dhe më pas do të nisnin fluturimet zyrtare.

Por vjeshta dhe dimri ikën dhe Air Albania nuk dukej gjëkundi. Gjerësisht u krijua bindja se kishim të bënim me një kompani fantazmë në funksion të propagandës së Edi Ramës. Megjithatë të presim cfarë do të ndodhë brenda gjysmës së dytë të marsit.

©LAPSI.al 

11 Comments

  1. Artikulli fillon me frazen…
    ”’ Pas dështimit për muaj me radhë….”’.

    Pak histori dhe sqarime per ‘te pa informuarit” ..

    U premtua se AirAlbania do te fluturonte nga fundi i Tetorit . Ne fakt fluturoi.. por jo per ne europe , por per ne Turqi. Problemi ishte CERTIFIKIMI ERUOPIAN I KOMPANISE.
    Pra te jemi te qarte.. kjo kompani kishte te drejte te fluturonte ne gati 60% te botes qe ne Dhjetor. Problemi eshte se fluturimet kryesore do te ishin ne europe.. dhe ketu ishin bere nje cike hesapet pa hanxhine. Qe te certifikohesh ne europe duhen ca standarte cilesie dhe sigurie per te cilat kjo kompani nuk ishte pergatitur.. Dhe me vrap filloi trainimi i personelit , testimet e avioneve me kriteret europiane e me the e te thashe..
    Dhe ja ku erdhem deri me Mars me kete histori.

    Ne tere kete fabul shoh 2 qendrime , Rama qe kercen me presh ne bythe dhe del dhe premton gjera pa e patur idene se si jane gjerat ne realitet . Dhe kete zonjen Balluku qe mesa duket mendonte se duke zgjedhur specialiste italiane qe do te benin testimin e kesaj shoqerie te re ( me disa para ne xhep ) do ta vinin firmen dhe aprovimin e testimeve. Por harroi se italianet jane konkurentet kryesore ( dhe humbesit kryesore) nese kompania jone filonte fluturimet. Ne fund na doli qe keta italianet jo vetem qe nuk u blene por u treguan dhe me katolik se papa.. ( mbase jane paguar me mire nga shoqerite italiane te aviacionit per ta penguar kete pune).
    Dhe qendrimi i dyte eshte qndrimi mohues , denigrues, mashtrues i opozites dhe shume portale qe e shfrytezuan kete mendjelhtesi te Rames dhe shkruan me qindra anal-iza , lajme nga burime te sigurta, genjeshtra.. shfrynin dufin me nje fjale mbi qeverine. Por pa e menduar se ajo nji dite do te behet.

    1. Shume koment I qartë i juaji, por kam disa pikëpyetje. Ju sqaroj në rradhe të parë se nuk kam asnjë koment politik, me intereson vetëm aviacioni. Jam shumë skeptik, me duket sikur ka diçka që nuk shkon, psh: fluturimet fillojnë në mars dhe nuk ka akome një website Ku mund të blihen biletat?, nuk ka një qartësi për ‘routes’, orare, frekuenca… Duket, në rastin më të mirë si diletante që nuk dinë se çpo bëjnë. Dhe, akoma më e rëndësishme, zonja ministre thotë që kompania ka kodin IATA ZA, me një kërkim të thjeshtë del qe ky kod I përket Sky Angkor Airlines. Shumë gjëra që nuk shkojnë..

      1. kto qi thu ti jon gjona dytesore
        e rensishme osht te morim ate certifikaten europjane se websiti bohet per nji jav
        n fillim do fillojn me fluturime ne itali ne kosov ne ne turqi , masanej dal ka dal ma larg
        ne cmimi do jet afersisht 30% ma i lir se kto kompanit italjone qe i trajtojn shqiptaret si kafsh
        ne sherbimi do jet ma i mir
        ma von do shofim si do shkoj
        se ky biznes osht
        ne si cdo biznes
        ka rriskun e falimentit

  2. penelope e qelbur palla balla,nuk i mjaftoi i sokolit por tash po ja tund me dy duar dhe taulantit pallen .lim qenefi negjmije ku u ngjiz rama e ambasada amerikana qe te ka.

  3. Shume koment I qartë i juaji, por kam disa pikëpyetje. Ju sqaroj në rradhe të parë se nuk kam asnjë koment politik, me intereson vetëm aviacioni. Jam shumë skeptik, me duket sikur ka diçka që nuk shkon, psh: fluturimet fillojnë në mars dhe nuk ka akome një website Ku mund të blihen biletat?, nuk ka një qartësi për ‘routes’, orare, frekuenca… Duket, në rastin më të mirë si diletante që nuk dinë se çpo bëjnë. Dhe, akoma më e rëndësishme, zonja ministre thotë që kompania ka kodin IATA ZA, me një kërkim të thjeshtë del qe ky kod I përket Sky Angkor Airlines. Shumë gjëra që nuk shkojnë..

  4. Po Haxhi e drejtë, por bëhet një studim, një plan biznesi, jo fjalë kot Maqedoni Kosovë etj. Sa kërkesë ka? Sa janë ‘yelds’? Çfarë marrëveshjesh do ketë me kompani të tjera? Po hapin kompani ajrore, jo furrë buke.

  5. Afer muajit Qershor mund te sjellin dhe ndonje avion tjeter ta lyejne me boje emrin e -Lasgushit-apo te Nolit-se jane zgjedhjet lokale dhe prape te zhduket si fantazme.

    1. mos u merzit se ne qershor nuk ka nevoje per publicitet per zgjedhjet lokale. PSja i ka ne xhep gati te gjitha bashkite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu