• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi për Shullazin, mungon avokatja

Lajme, Të fundit



Mungesa e avokates mbrojtëse të vendosur nga shteti ka bërë që seanca për Emiljano Shullazin dhe 5 të pandehurit e tjerë të dështojë edhe sot.

Por Gjykata vendosi të gjobisë avokaten Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë, pasi është një rast i përsëritur mungesa e saj.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi grupin me 54 vite burg në total, 14 vite u dënua Emiljano Shullazi por vendimi i ankimua si i padrejtë nga të pandehurit.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *