• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj parlamentit në Maqedoni, gjykata jep 211 vite burg për 16 të pandehurit

Lajme, Të fundit



Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 211 vite burg 16 të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që nisi atëkohë në ambientet e brendshme të Kuvendit i nxitur nga kandidimi dhe zgjedhja e politikanit shqiptar, Talat Xhaferri, në krye të parlamentit, la të plagosur disa persona, mes tyre kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev.

Dënimi më i lartë me 18 vite burgim iu caktua këtë të premte ish-ministrit të Brendshëm, Mitko Çavkov, dhe më u ulëti me 7 vite burg iu shqiptua punonjësit të sigurisë së parlamentit.

Ata së bashku me 31 të akuzuar të tjerë u përballën fillimisht me akuzën e “rrezikimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë në vend”, por 15 të dyshuar përfituan fundvitin e kaluar nga ligji i amnistisë që u propozua nga parlamenti.

VMRO nuk vonoi të premten t’i cilësojë dënimet si masa rrepta dhe të motivuara politikisht, ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët shfaqi pendesë që mes të akuzuarve ndodhej edhe personi i cili e mbrojti atë nga sulmet natën e 27 prillit.

Akuzat për ngjarjet e 27 prillit vijojnë të rëndojnë ndaj ish-krerëve të lartë të shtetit, siç janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, i arratisur tashmë në Hungari, apo ish-kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili i ka shpëtuar gjykimit falë mandatit të tij të deputetit.



4 Comments

  1. Keshtu do ndodhe dhe neser mbas protestes se kryeshpellarit dhe agjentit serb salih ram berisha dhe te shpellaruceve qe I shkojne mbrapa ketij agjenti qe para 11 viteve dogji per se gjalli nje fshat te tere si gerdeci me 300 shtepi te shkatarruar 26 te vrare dhe 360 te plagosur dhe tani kerkon te djeg nje vend te tere ate qe beri dhe me 1997,por amerika dhe be do ti tregoje vendin ketij salih ram berishes

  2. Ty t shpellaret e tu ta paskan shpelare ate sumen e vogel mbas kesaj shpelarje ti vrapon me shum dhjet rehat dhe shikon me larg,vazhdoje kete rruge or t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *