• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Australi, mbi armë i gdhendur emri i Skëndërbeut

Arkiva



49 viktima dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit nga ekstremistët të djathtë në dy Xhami në Zelandën e Re. Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorur nga ta janë të personave evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazhe historikë të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve, ishin të shkruar në armët e përdorur nga autorët e kësaj masakre.

Një ndër këta emra dallohet të jetë edhe “Skanderbeg”, i cili besohet se i referohet heroit tonë kombëtar, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Evropë.

49 është numri i viktimave që u shkaktua nga sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re. Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve.

Kujtojmë se për sulmin, vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream në rrjetin social Facebook. Ndërkohë tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë.

Një nga të arrestuarit është shtetas australian, për të cilin kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Raportimet në media tregojnë se ekstremisti australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit.

Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë.

Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit.

 



2 Comments

  1. Eshta Skanderborg nje qytet krahine ne Sustrsli a karas gazekar.
    Ska lidhje me dkenderbeun o rrace serbe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *