• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë që në mëngjes, plagoset 60-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një burrë rreth 60 vjeç ka mbetur i plagosur me çifte në një furrë buke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 minuta të mëngjesit të sotëm. Autori 26-vjeçar u vu në pranga.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *