• |
ide | kryesore

Tronditet Napoli: shorti e vuri përballë Arsenal dhe… nuk do të ketë Insigne e Diawara e Chiriches

Sport



Ditë jo për Napolin, që ka mësuar kundërshtarin që nuk do të donte në çerekfinalen e Europa League, Arsenal dhe ka mësuar se nuk do të ketë për përballjen me londinezët dy kolonat e skuadrës Lorenzo Insigne dhe Vlad Chiriches.

Tre javë dëmtim për Insigne e Chiriches dhe të paktën 20 ditë ndalesë për të rikuperuar për Amadou Diawara. Nuk janë aspak të mira lajmet për Napoli, pas rikthimit nga Salzburgu. Tre lojtarët i janë nënshtruar kontrolleve që kanë evidentuar probleme fizike që do ti mbajnë me shumë mundësi jashtë ndeshjes së Europa League kundër Arsenal. Preokupuese është gjendja e kapitenit, që, sipas asaj që bën të ditur klubi, ka pësuar një zgjatje të aduktorit të djathtë.

Për Chiriches, shëmbje e gradës së parë në bicepsin e kofshës së majtë – edhe për mbrojtësin tre javë stop. Ndërsa Diawara, ka pësuar një dëmtim në kockën navikulare të këmbës së djathtë, por edhe për të nuk ka cerekfinale me Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *