• |
ide | kryesore

Uefa trondit Manchester City: merkato e bllokuar për dy sesione

Sport



Nga anglia ka mbërritur një bombë që trondit botën e Manchester City. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, ekskluzivisht në faqe të parë, klubi i Citizens brenda pak ditësh do të dënohet nga Uefa me bllokimin e merkatos për dy sesionet e ardhshme.

Tabloidi britanik është i sigurtë dhe ka njoftuar se shoqëria e sheikut Mansour do të dënohet sepse ka thyer rregullat e transferimeve për futbollistët minorenë, si në të shkuarën i kishte ndodhur edhe shoqërive si Barcellona e Chelsea.

“Sin City” është loja e fjalëve me të cilën tabloidi përshkruan situatën dhe nëse lajmi i tyre do të konfirmohet, skuadra e Guardiola do të mbetet pa asnjë blerje për dy dritarëet e e ardhshme të merkatos.



1 Comment

  1. Pordhe me rigon.
    Do ta fali prape. Po nuk bene transaksione te medhenjte, ku do i gjejne leket per te vjedhur ata…
    Lere pastaj qe keta arabet seç dine ca marifete dhe u zgjidhen punerat me shpejt se te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *