• |
ide | kryesore

Video/ Nga Azerbaixhan në Amerikë: lamtumira prekëse e kapiten Agollit

Sport, Video



9 vite të respektuara, të luajtur në të gjitha nivelet me fanellën e
Qarabag, madje edhe në fazën e grupeve të Champions League, duke u përballur me emra të mëdhenj të futbollit botëror si Chelsea e Inter. Për Ansi Agollin, ish-kapitenin e Shqipërisë ka ardhur momenti i largimit nga Azerbaixhani, për të nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Divizionin e Dytë me New York Cosmos.

Mbrojtësi shqiptar 36-vjeçar, një lider i padiskutueshëm në skuadrën azere ka lënë gjurmë tek Qarabag, që ka dashur ti shprehë mirënjohjen Agollit, ashtu si i takon. Një video-dokumentar me momentet më të bukura të Agollit është postuar nga Qarabag, me të cilët ai ka fituar pesë herë titullin kampion dhe tre herë Superkupën e Azerbajxhanit, ndërsa regjistron 69 prezenca në Kupat e Europës.

Sipas asaj që njofton portali Sportal.az, ditën e shtunë shqiptari do të luajë ndeshjen e fundit me Qarabag, kundër Sabail, ndërsa do të fluturojë më pas drejt New York ku mbrojtësi i majtë do të kryejë vizitat mjekësore, përpara se të hedhë firmën mbi kontratë.

https://www.youtube.com/watch?v=rHnvsg8naPc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *