• |
ide | kryesore

(VIDEO) Sherr shqiptarësh në Itali me sëpata, kamxhik dhe kaçavida

Lajme, Të fundit

6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rutigliano të Barit, pasi janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Mola, ndërsa e gjitha skena është parë nga banorët e zonës dhe makinat që kalonin. Raportohet se njëri nga grupet e përfshira në sherr është nga Kavaja dhe grupi tjetër nga Rrogozhina.

Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët kishte pistoletë, ndërsa të tjerët kanë përdorur sëpatë, kamxhik dhe kaçavida.

Në pamje shihen se si dy nga shqiptarët përpiqen tja mbathin me makinë, por pas një rrotullimi përplasen me pemën.

Pas kësaj, makinës i afrohen 4 shqiptarët e tjerë të cilët i nxjerrin nga makina me forcë 2 bashkatdhetarët e tyre. Një nga shqiptarët shfaqet i plagosur në kokë dhe në fytyrë.

Fillimisht policia ka arrestuar 4 nga shqiptarët dhe më pas edhe 2 të tjerët të cilët kanë tentuar të fshihen.

3 Comments

  1. Po ca lajmesh jepni, vetem te zeza per shqiptaret jepni lajme pozitive psh nxirrni mer Elvanen ne lajme kengetare e bukur….. ups edhe ajo me krim e vrasje eshte

    Po nxirrni lali Erin— mos se po na perzihet, po u vjen me vjelle, amon lejeni mos qisni se osh dhe koha ska nevoje.

    E gjeta nxirrni Tahir Bacoven me Silven- amon edhe i her videon e Fierit – na qitet mallin e cirkut amon o lapsaxhin, plotesojini deshirat e nen-vetedijes sone te perbashket 😀

    Kryelajm Tahir Bacove ne Fier me grate e administrates !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu