• |
ide | kryesore

Video/ Teori konspiracioni në Spanjë për golin e dytë të Ronaldos: “Teknologjia gaboi”

Sport, Video



Përmbysja kundër Atletico i ka lejuar Juventus të arrijë në cerekfinalet e Champions, me tre gola të Cristiano Ronaldo, por në Spanjë pretendojnë se goli i dytë i CR7 (ai i vlerësuar nga Goal-Line Technology) nuk ishte i rregullt. Në orët e fundit, në ëeb po qarkullon një video që tregfon gabimin e teknologjisë: 2-0 i portugezit, sipas kësaj teorie nuk duhej të ishte vlerësuar.

Në video analizohen tre elementë: linja e portës, topi dhe pozicioni i tij kur bie në kontakt me dorën e portierit Oblak. E sipas këtij ndërtimi të fakteve, në projektimin e Goal-Line Technology, linja e portës ishte më e ngushtë në krahasim me dimensionet reale dhe i njëjti diskutim vlen edhe për topin, më i vogël 12,4% në krahasim me realitetin. Në fund, dora e Oblak është bërë pjesë e topit në momentin e kontaktit me sferën: një gabim që falsifikon rezultatin apo golin e dytë të Ronaldo.

Bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, për momentin pa asnjë bazë konkrete e i gjithi për tu verifikuar. Por kaq ka mjaftuar në Spanjë për ta hapur polemika të pafundme.

https://www.youtube.com/watch?v=oyHHvY-xi3s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *