• |
ide | kryesore

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

1, Ide



Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të rregjimit të Tiranës.

Si kurrë ndonjëherë në këto gjashtë vite të pushtetit të rilindjes, në rrugët e kryeqytetit nuk ishte parë kaq mbipopullim me trupa sigurie dhe kamera spiune, nuk kishin marshuar kaq makina të blinduara dhe nuk ishte përdorur, ajo sasi e paimagjinueshme bershërie me ujë dhe gaz lotësjellës.

Po të bësh një krahasim imazhesh me 16 shkurtin e një muaji më parë, uniformat blu nuk qenë më ato që i hapnin rrugën protestuesve të inatosur për të kapërcyer shkallët e kryeministrisë, por ato kishin marë urdhrin e prerë, për të mos u tërhequr asnjë centim nga mbrojtja e pushtetit.

Në fakt, ndryshimi nuk është vetëm në imazh.

Lexo më tej:

Akti i pestë i protestës/ Policia thyen aksionin e opozitës

Në këto 30 ditë, që nga protesta që i parapriu vendimit të djegjes së mandateve, imazhi i një vendi normal demokratik është krisur ndjeshëm.

Parlamenti pothuajse mblidhet në mënyrë ilegale, pa shpallur as ditën dhe as orën e seancave plenare. Kryeministri është rikthyer të bëjë rolin e shefit të partisë shtet, që në vend të punëve të përditshme, detyrohet të luajë kllounin endacak të grave socialiste. Opozita e re po identifikohet me fytyrat e heronjve të porsalindur, Ylli Shehu dhe Kujtim Gjuzi. Televizionet kombëtare kanë degraduar në ditët më të zeza të propagandës, ndërkohë që shqiptarëve po u shafqet si gogol rreziku i armikut të jashtëm, që herë mer formën e ariut rus dhe herë vesh robën e mullahëve iranianë.

Dilema që shtrohet është: A do të qe i mundur ky degradim kaq i shpejtë, ky precipitim maramendës, nëse opozita nuk do të kishte vënë bast për rrugën radikale?

Natyrisht, që kjo pyetje retorike, është e vlefshme edhe për këtë 16 mars.

Sepse nuk ka rrugë tjetër veçse mbajtjes nën presion të këtij rregjimi që ka promovuar kriminelët në parlament, oligarkët në ekonomi, ndërtuesit me paratë e drogës në Tiranë dhe banditët që vjedhin vota në Durrës apo në Dibër.

Kjo ndodhi edhe këtë të shtunë.

Në rrugët e Tiranës, ne mediat vendase dhe ndërkombëtare, mbetën të skalituara pamjet e tymnajës së një pushteti, që fshihet pas gazit lotësjellës. Tani jemi larg, shumë larg imazhit të liderit shpresëdhënës, që shkulte gradhin e kryeministrisë, që hapte hollin e saj për qytetarët, që i dekoronte oborrin me punime të artistëve bashkëkohorë.

Tani, për të qeverisur, Edi Rama ka nevojë për trupat speciale dhe për rendjen e autoblindëve nëpër bulevard. Kjo është ajo që i shkon për shtat pushtetit të tij.

Dhe në një muaj opozita e arriti këtë.

Ajo i veshi kryeministrit me forcë, kostumin real të autokratit, pavarësisht se nuk i’a doli t’a rrëzontë këtë 16 mars, ashtu siç i premtoi idhtarëve të saj.

©Lapsi.al



30 Comments

  1. Ne ligjin e xhungles bisha me e dobet eshte e destinuar qe te zhduket. Ne rastin tone eshte rradha qe te zduken perfundimisht nga jeta publike Kija e 21- shit dhe Baftijarpresidenti.

  2. Nuk e di por mos ju dukej qe Rama me tepsi me bakllava ne dore do ti thoshte Mulit -hjade shpirt se ty po te prisnim.Njelloj si ne te gjithe boten shteti mbrohet nga policia dhe ushtria biles Meta la gjithe ate takim gjikand ne Azerbajxhan dhe erdhi vete si strateg te ruaje shqiperine e pshurosur.Rama aty eshte dhe aty do te jete,me keta koqe qe kemi opozitare nuk ja vlen per asgje.Turmes i printe komandant Muli te tjeret jepnin deklarata koti me kakardhia.

  3. Mendoj qe Bushati ka te drejte. Mbretit po i cirret maska. Ai tashme eshte lakuriq dhe i demaskuar ne syte e cdo shqiptari.

  4. lesh lesh. pirdh se lirohesh ando. me i vrim fyellit. po vjen vera njerezit do ikin me pushime, i nxehti te ben te veten.

  5. …gjithmone tirana e ka pasur nje Gjuz….nje here Gim Gjuzi, nje here Kujtim Gjuzi…shohim ca te dale me vone…?!?!?!

  6. Bushat. Nuk mendoj se dikush priste qe opozita ti nxirte ne pah rrealitetin e Rames dhe Rilindjes. Ata qe mendonin qe Rilindja eshte gjeja me e mire qe ka ndodhur ndonjehere vazhdojne te mendojne te njejten, ata qe mendonin qe Basha dhe Berisha jane e ardhmja e vendit akoma mendojne te njejten gje, dhe do te mendojne te njejten qofte PDja ne pushtet, opozite, apo rruges per ne gremine. Pjesa tjeter qe nuk beson as tek Rilindja e as tek PDja gjithnje kane menduar qe Rama eshte hajdut qe po shkaterron vendin e te ardhmen tone, seshte nevoja per Bashen tjua tregoje. Cfare fitore atehere qenkerka demaskimi qe po i ben pushtetit te Rames Basha? Per ke po e demaskon? Ka patur ndonje grupim njerezish ndonje medyshje qe po na i zbardh Basha me proteste? E gjithe kjo po behet me idene se te huajt do te nderhyne dhe do ndryshojne qendrimin e tyre karshi pushtetit duke kaluar ne ekstrem dhe duke vene presjon te vazhdueshem me nxjeren e njerezeve ne rruge, si shkembim te marin disa gjera qe duan dhe te nis cdo gje nga e para. Kush eshte per renien e sistemit dhe ngritjen e nje Shqiperie civile e demokrate nuk ka sesi te jete as me njeren e as me tjetren pale. Doni proteste popullore? Shikoni Francen sote, apo rishikoni videot nga protestat ne Athine, apo ato ne Kairo vite me pare, e Algjeri nje jave me pare. Cdo gje tjeter vec kesaj eshte maskerade e maskarallek.

    1. Po pse me, ti me verte kujto se Bushatit i bohet vone per “demaskimin” ose jo te pozites?
      Po gjithe kto zorraxhite qe dalin neper studio Bushat, Lubonje, Rakip, Zheji….. kane ngele pa kocka o burre.
      Po Sala, Luli e Monika se kane hallin te demaskimi, po te burgu qe i vjen verdalle. Po pse nuk del plaku germuq nga politike me?

    2. Shume dakort me ty. Fatkqesisht sa kohe ata qe dalin ne proteste jane fytyra te demaskuara si saliu, mona, luli e muli, servile si salianji dhe balliu vogel, militante patru qe as nuk e kane idene ca eshte demokracia apo drejtesia po kane hallin te marrin ndonje kocke, aq kohe do rrije ne pushtet kryeministri me hajdut dhe i paafte qe ka pas Shqiperia dhe aq kohe do vazhdoje te beje si pjeshke instagrami duke marre poza “shtetberese” apo do vi verdalle neper Shqiperi duke perseritur fjalimet e tija te peshtira. Fatekeqesisht ky eshte fati i nje populli injorant qe duhet ta ndaje edhe nje pakice e mencur

  7. O Bushat,kuptojeni me ne fund qe kjo opozite eshte e pabesueshme,pasi jane e njejta kaste politike qe kane 30 vjet qe hane majtas djathtas,keshtuqe eshte e pamundur te vine ne pushtet me dhune,e vetmja menyre per te larguarr Ramen eshte ndryshimi i kryetarit kukull te opozites dhe zgjedhja e nje kryetari te ri te paperfolur,i cili duhet te shpalosi nje program konkret dhe jo fjalime populiste dhe te bindi popullin qe me te vertete do qeverisin ndryshe,gjithashtu te ndryshojne kodin zgjedhor dhe te hyjne ne zgjedhje,pra vetem me vota meret pushteti dhe jo me lojra kalamajsh do e rrezojme sot do e rrezojme neser…

  8. Bravo Bushat e paske kap noi lek nga xeni ??
    Neser shkruan medemek dhe Shkullaku mer dhe ai noi lek tjeter nga mona.
    E verteta eshte qe ju as vet ato qe shkruani nuk i besoni.
    Thjesht kenaqni noi nga keto militantet e thekur.

  9. Ueeere ca pordhe do boj me 16mars – kam i muj qe ha fasule, e do t’a shohe gjithe bota pordhen time. Do ia plas Rames mu ne surrat ne ai do fluturoje me gjith qeveri mu ne t’s’emes!! Ne amerika ne europa do len ment pas pordhes sime, ne do ta kuptojne se ku jetojn shqiptaret!!!

    Po Anulu, vetem se pordha te doli fende. Degjo Bushatin e rrasja njea ca muj te tjere fasule, se nga precipitimi marramendes i Rames vetem brekt e tua do grisesh

  10. Komentuesit me nofka te ndryshme por me zanat te njejte sektista, qelbesira, qe me analogjite, me shpifje, e mbulimin e se vertetes se gjendjes se soteme politike ekonomike e epopullit qe ka dale ne rruge, keta ujqer te ulkonjes qe i ka pjelle, e qe po i mba ne skuta qe te komentojne e kundershtojne kundershtaret e qeverise, vetem soi i ketyre eshte. Shkrimi i autorit eshte mbi faktet e ngjarijet se si jane zhvilluar. Ju a se shihni si rreshqet debili KM ne jug sa here ka protesta? Ne vend qe te rrije ne pune e te shohe e ndigjoi tere problemet qe ia ka shpifur popullit, vete ne Berat per selfie me surrat te shtremberuar, e kerko fejsbukun te komunikoi qe te qetesohet,Ju mbetjet e baballareve katile, mbroni kete pushtetin e se keqes me te madhe qe eshte ne keto 29 vjet, sepse tere qeverite, kane abuzuar, por ky lubi, ne kohen qe valuta, e paraja eshte shtuar ne mase, po ne mase eshte vjedhur, mbi kurrizin e ketij populli te varfer. Ky katil, imoral jetesor, eshte nje nga barbaret e popullit te tije, eshte me shpirt kazma , qe me shume i ngjan nje diktatori, por fabulist, perrallaxhi, klloun i pa pare ne mbulimin e kodoshlleqeve pushtetare qe ka bere e ben. Andaj ka frike qe te behet qeveri pa politikane qe vendin ta cojne ne zgjedhje te ndereshme e te drejta, ky nuk do sepse eshte mbase akoma ne borxhe karshi mafies qe drejto. Eshte frikacak i drejtesiseme shume se kushdo tjeter politikan, sepse kurdisi tere deputetet e tije qe te mos votohesh vetingu i politikaneve,,,e perse? Ja tek jane, e tek i ka opozitaret pa imunitet, le tia nxjerre faktet, por nuk ka bythe, sepse eshte me i laguri e i mbyturi.

    1. Sa me shume kara si puna ktij me siper lexoj, aq me shume me mbushet mendja mos me iu afru ketyre robve. As ne proteste, as ne kafe, as ne stadium… ne asnje vend. Militante te rreshkit. Nuk gje njonin qe te dij me fol tamom e te llogjikoj si njeri, e jo si zombi saliut.

  11. Sa qenkan rafinuar ne komente sharesit me pagese te rilindjes! Nga nje gjuhe prej injoranti me 2-3 fjale qe i karakterizonte dikur, kane filluar me analiza copy-paste qe marrin nga facebook-u skenderbeut apo nga broçkullat qe keput Spiropali neper studio televizive… hahahahahaha

  12. Si gjithmonë Bushati, bën kritikun e Ramës e të “kapitalizmit” të tij mafioz, por hedh me dredhi ndonjë shashkë tymuese kundër opozitës.
    Opozita dështoi në premtimin që ju pati bërë qytetarëve, sipas Bushatit, që me këtë protestë do ta rëzonte Ramën.
    Basha e ka deklaruar disa herë që kjo qeveri mund të bjerë vetëm kur edhe lloji i Bushatëve të mos bëjnë vetëm llogje nëpër studio televizive, por të dalin edhe ata në protesta për t’ju bashkuar qytetarëve, ashtu siç kanë bërë ish deputetët e opozitës duke lënë mandatet.
    I kam ndjekur fushatat e Bashës në qytetet e Shqipërisë.
    Nuk e kam dëgjuar asnjëherë që ai t’ju ketë premtuar që unë vetë do ta rrëzoj Ramën nga pushteti, por ju ka bërë thirrje të gjithëve që të protestojnë deri në rrëzimin e tij.
    Sikur është kontradiktë llogjike që edhe të pranosh se kjo protestë tregoi se shqiptarët kanë përballë një diktator autokrat, e nga ana tjetër të aludosh se liderët e opozitës “paskan mashtruar qytetarët duke mos mbajtur premtimin për ta rrëzuar Ramën” ?????????????.
    Do të mjaftonte vetëm një thirrje e opozitës drejtuar protestuesve, o burra të sulmojmë kryeministrinë e parlamentin e krimit, që të dy institucionet bosh, , që jo 1000 policë por edhe 10000, të mos i rrezistonin fuqisë së 100 mië protestuesve.
    Por çfarë do të dilte nga kjo ?
    Një konflikt me shumë viktima e shkatërime si ajo e 97-tës.
    Ndodhi një vit më vonë, në 1998-tën, që militantët e PD që po mernin pjesë në kortezhin e stërmadh të varrimit të iderit të vrarë të PD, Azem Hajdarit, u provokuan nga policia e qeverisë së ardhur në pushtet me dhunën e kallashnikovëve.
    Trimat pushtetarë revolucionarë socialistë, u fshehën haleve e mbrenda disa orëve të gjitha institucionet shtetërore u “pushtuan” nga protestuesit.
    Ishte vetë presidenti Berisha që ju bëri thirrje që të tërhiqeshin nga institucionet duke argumentuar se nuk është revolucioni i dhunshëm aspiratë e një partie demokratike për të marë pushtetin me dhunë , por me vota.
    Këtë bëri edhe Basha dje.
    Kur pa egërsinë me të cilën ky pushtet kriminal hodhi gaz helmues edhe kundër fëmijve e pleqve që i kanë ngelur Shqipërisë, për të evituar një konflikt të përgjakshëm, dha sinjalin e mbylljes së protestës.
    Thirrja e Bashës drejtuar “ndërkombëtarëve” në gjuhën anglisht, se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci, duhet të ishte objekt i analizave e jo “premtimet e pa mbajtura” sipas Bushatit.

    1. O idiot dhe injorant po Gavroshi është fëmijë, është simpatik, është personazh pozitiv, krejt e kundërta se çfarë ke dashur të shkruash, por koka prej idioti që ke nuk të ka funksionuar.

  13. Si nuk ka asnje koment per vendimin e gjykates se Forides qe e nxjerr Sh.Berishen fajtor per Gerdecin.Apo u harrua dhe presim nje Gedec nr 2,Tundu pak Shkullak se je dhe pshatar me fytyre te vrare lije.

  14. Zotri anal ista, jue duhet me qen agresiva sepsee, Rama tall kart me jue dhe ultimatumin tuej qi Rama do largoet n daten 16 Mars. Jue keni per t fitue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *