• |
ide | kryesore

Atletico denoncon Ronaldon: rrezikon 1-3 ndeshje pezullim

Sport



Nuk qetësohen polemikat për festimin e Cristiano Ronaldos, që imitoi gjestin pak të hijshëm të Diego Simeone në Wanda Metropolitano. Atletico Madrid po përgatitet të prezentojë në Uefa (që nuk ka hapur ende asnjë procedim disiplinor) për nxitje dhune, duke parë që portugezi i është drejtuar tifozëve colchoneros dhe e ka shoqëruar gjestin me frazën ‘bij kur…”. Kampioni i Juve rrezikon nga një në tre ndeshje skualifikim.

Artikulli 15 i Disciplinary Regulations të Uefa shpjegon se provokimi i publikut është një ndeshje skualifikim ose për një periudhë specifike për lojtarin në fjalë. Sipas ‘As’, gjesti është shoqëruar edhe nga një frazë ofensive, që e përkeqëson situatën dhe nuk është e ndëshkueshme me vetëm një gjobë si në rastin e Simeone, që e kaloi me 20mijë euro sanksion.

Në kampin e Juventus, si shpjegon Pavel Nedved pas shortit, nuk presin asnjë skualifikim të CR7, por rreziku është nëse Uefa vendos të pranojë reklamimin e spanjollëve. E në rastin më të keq, portugezi do të mungojë në sfidën e dyfishtë me Ajax dhe në vajtjen e gjysëmfinales së mundshme. Një skenar që i frikëson dhe jo pak tifozët bardhezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *