• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo është sportisti më i famshëm në botë: ESPN e vërteton…

Sport



Nuk është vetëm teknik motivi për të cilin Juventus ka vendosur të bëjë një investim të jashtëzakonshëm si ai për të sjellë në Torino Cristiano Ronaldon. Konfirmimi ka ardhur nga klasifikimi i fundit i dizenjuar nga Espn, që e ka vendosur portugezin përpara të gjithëve për popullaritet. CR7 rezulton sportisti më i famshëm në botë, duke lënë pas super yllin e NBA e të Lakers, LeBron James, si dhe rivalin e përjetshëm argjentinas Lionel Messi të Barcellona.

Poshtë podiumit virtual është sulmuesi brazilian i Psg Neymar, duke zënë vendin e katërt përpara kampionit irlandez të arteve marciale mikse (MMA) Conor McGregor. Kompletojnë Top Ten, Roger Federer në vendin e gjashtë, lojtari Indian i kriket Virat Kohli në vendin e 7°, duke lënë pas Rafa Nadal, ndërsa pastaj lojtari i Nba Steph Curry e golfisti Tiger Ëoods.

Shumë pas në renditje, vetëm i 21° kampioni i Formula 1 Leëis Hamilton, ndërsa vetëm tre femra janë në këtë listë të vecantë dhe të treja teniste: kampionia amerikane Serena Ëilliams (17), Maria Sharapova (37) e Sania Mirza (93). Klasifikimi llogarit për cdo atlet numrin e kërkimeve të bërë për ta në internet, kontratat e tyre të sponsorizimeve dhe numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *