• |
ide | kryesore

“Euronews”: Ç’po ndodh në Tiranë? Policia shpërndan protestën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Lajme, Të fundit



Mediat botërore vazhdojnë ti japin hapësirë të zgjeruar protestës së madhe të opozitës që u zhvillua sot në Tiranë.

“Euronews” raporton se “protesta fillimisht paqësore, u bë e dhunshme kur një numër i vogël në turmën me disa mijëra njerëz filluan të shtyjnë dhe të hedhin gurë mbi policinë që mbronte parlamentin. Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta”.

Shkrimi i Euronews

Policia shqiptare përdori gazin lotsjellës dhe topin e ujit me presion, të shtunën për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të hynin në parlament pas marshimit dy herë rreth një ndërtese të qeverisë si pjesë e fushatës për zgjedhje të parakohshme.

Protesta fillimisht paqësore u bë e dhunshme kur një numër i vogël në turmën me disa mijëra njerëz filluan të shtyjnë dhe të hedhin gurë mbi policinë që mbronte parlamentin. Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta.

Protesta është e pesta që nga mesi i shkurtit, ndërsa opozita kërkon zgjedhje të reja pas akuzave për korrupsion dhe mashtrim elektoral. Deputetët e opozitës kryesore, Partisë Demokratike hoqën dorë nga vendet e tyre parlamentare në shkurt, por një duzinë ligjvënës zëvendësues i morën ato.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria nuk do të kishte paqe derisa kryeministri Edi Rama të largohet për të lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai kritikoi diplomatët perëndimorë që bënë thirrje për qetësi dhe dialog.

“Shqipëria nuk destabilizohet nga protestat për vlerat evropiane. Ajo është destabilizuar nga krimi dhe përqafimi i qeverisë me të. Kjo duhet të përfundojë”, – tha Basha.

Më parë, si Bashkimi Europian, me të cilin Shqipëria shpreson të fillojë bisedimet e pranimit në fund të qershorit, dhe Shtetet e Bashkuara u kërkuan të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna.

Pasi thirrjet e perëndimorëve ndaj opozitës që të mos heqë dorë nga vendet e tyre në parlament u kundërshtuan, BE tha se mbështet të gjithë ata në parlament që po punonin për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE.

“Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi” – tha Basha, duke u zotuar të vazhdojë të protestojë.

Duke folur në një projekt të rinovimit urban në qytetin e Beratit, Rama nuk bëri asnjë referim të drejtpërdrejtë ndaj protestave, por tha se qeveria e tij ishte e vendosur për të qëndruar të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare që duhej të mbahen në qershor 2021, sipas tekstit të fjalës së tij dërguar nga zyra e kryeministrit.

Duke njohur përparimin në rindërtimin e gjyqësorit për të çrrënjosur gjykatësit e korruptuar dhe për të luftuar krimin e organizuar, BE tha se më shumë duhet të bëhet para zgjedhjeve vendore në qershor.

“Tani është shumë urgjente të kapërcejmë situatën aktuale politike duke krijuar një platformë kombëtare të dialogut midis të gjitha palëve të interesuara, gjithashtu duke pasur parasysh zgjedhjet komunale të ardhshme të qershorit”, – shtoi BE./Benet Koleka, Euronews ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Mediat boterore euro news I bene jehone dhe monstres myslimane qe vrau 49 njerez ne qefin e vet,keshtu I bene jehone dhe luluse kur vrau 4 njerez ne qefin e vet,mediat kete pune kane per kete paguhen

  2. O i paemer, mos i deformo lajmet nderkombetare te pakten. Monstra qe i vrau, kishte ne fond nje muzike sllave dhe ata 49 fatkeqinj qe humbem jeten ishin muslimane qe po faleshin ne xhami. Nga momenti qe fallcifikon nje lajm qe e di gjithe bota, kuptohet se po shkruan nga ndonje zyre propagande per te mbajtur “moralin” lart. Here tjeter lexoji mire lajmet qe vete KM te mos konsideroje analfabet dhe te te heqr nga puna

  3. I paemer !?Zoti te ruajte ato pak flutura qe te kane ngelur….!Te meshiroj qenie johumane,se duhet !Per ju duhet te jete menduar shume ai qe te solli ne jete ?!E tha :Po bie ne kete bote nje monster me tiparet te ndryshme nga te tjeret,per te kuptuar se çfare eshte shëmetira e nje shpirti te mpleksur me urrejtje,vese e injorance !!!

  4. Mire mediat et huaja, por mediat tona,à ??? po i japin lajmet nga parisi, per te pare se ka apo nuk ka dhune atje?????

  5. aGONIA E KETIJ PUSHTETI PERSHKROHET EDHE NE KOMENTUESIT E SOIT QEVERITAR TE CAKORDUAR NGA PERMBAJTJA E KOMENTIT E TENDENCA PER TE DALE DIKU. kY, iPAEMER, ESHTE SIMBOLI I INJORANCES SE RILINDASVE E MBETET TU YHASH ”fALI O zot SE NUK DINE SE C;THONE. ( kJOSIPAS KETIJ TIPI E PERSHTATUR)

  6. Dini te flisni per lajmin ju,jehonen qe ka protesta,mos u merni me te tjeret,ai po tall karet me ju shpellare qe pasi moret byrekun te cani trapin ketu

  7. Ishte e pritëshme që në protestën e fundit masive, mllefi më i madh i protestuesve, të drejtohej kundër parlamentit të krimit.
    Kryeministri si burracak, gjatë protestave të studentëve e protestave të opozitës para kryeministrisë, ja mbath nëpër qytete për të bërë antimetingje me skena qesharake duke krijuar me karrige amfiteatro artificiale rrethore ku njerëz të mbledhur nga administratat shtetërore, detyrohen të dëgjojnë broçkullat e tij kundër opozitës me stilin e tij prej karragjozi.
    Një pamje krejtë tjetër krijoi nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, lëvizja e lire e shefit të opozitës nëpër rrugë e bashkimi me te i qytetarëve me thirrjet “Rama ik”.
    Surprizë e protestës së fundit me një pjesmarje shumë të madhe, ishte ideja simbolike e rrethimit të kryeministrisë e më pas të parlamentit.
    A mund të quhen këto protesta të dhunëshme, kur janë të filmuara skenat ku dhjetra mijëra protestues thërrasin në kor pandërprerë “Rama ik”, vetëm se disa dhjetëra protestues e kalojnë masën ?
    Protesta të fuqishme por edhe shumë të dhunëshme po zhvillohen në Francë.
    Dje protestat e opozitës serbe kulmuan me pushtimin e televizionit shtetëror.
    Përse protesta e djeshme në Tiranë , eskaloi në veprime të dhunëshme tek parlamenti ?
    Sepse është pikërisht ky institucion i demokracisë që është kthyer sot si “Kuvendi popullor” i Enver Hoxhës.
    Nuk mjaftoi që Rama të bëhej kryeministër me vota të blera e të manipuluara në bashkëpunim me bandat kriminale të trafiqeve, por me largimin e opozitës institucionale nga parlamenti, Rama kërkon që të krijojë vetë një “opozitë të re”, përsëri në mënyrë korruptive, tashmë duke blerë ca deputetë që nuk përfaqësojnë askend.
    Mund të ketë shumë motive të errëta por edhe ndonjë lajthitje nga mungesa e inteligjencës së këtyre “deputetëve të rij opozitarë” që në ditën e parë që ulën b,,,,,,, në ndenjëset e këtij institucioni, bashkuan votat e tyre me rilindasit, por a përfaqësojnë ata elektoratin opozitar ?
    Ata dhjetra mijëra protestues, demostruan haptazi se ndihen të tradhëtuar prej tyre e nuk mund të dalë asnjë katundar apo ndërkombëtar, që të na mbushë mendjen se ata dhjetë apo njëzetë emra qenkan përfaqësues të qindra mijë shqiptarëve që kundërshtojnë këtë qeverisje tërësisht të korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *