• |
ide | kryesore

Korçë-Tiranë, aksi që vendos shumë për titullin…

F1, Sport



Beteja për titulli është kthyer në epiqendrën e javës së 25 të Superiores, për vetë përplasjet e kryqëzuara të tre skuadrave kryesuese, që mund të rihapin kampionatin më shumë se kurrë. Të paktën kjo është ajo që shpreson Kukësi, që të shtunën do të vizitojë Korçën, për tu përballur me rivalin e shumë betejave, Skënderbeu, por që tashmë është në vështirësi të plotë. Skuadra e Cungut ka rigjetur golat e Shkurtajt e assist të Rrocës, por duhet të stabilizojë ekuilibrat, për të mos marrë dy gola në 5 minuta, si ndodhi në Niko Dovana.

Pikërisht në ato dy gola nisen durrsakët për të shpresuar në një goditje në kryeqytet kundër Partizanit të vendit të parë. Kryeqytetasit pasi janë mundur në cerekfinalen e parë të Kupës, gjithë tërbimin kërkojnë ta zbrazin kundër Teutës, por një rezultat tjetër vec fitores, do ti afronte Kukësin pas shpine, edhe më shumë se 6 pikët aktuale, gjithnjë nëse Blutë me mendjen në Tiranë bëjnë detyrën në Korcë.

Zona Europiane e renditjes është ambicje e Lacit dhe Flamurtarit, pavarësisht se për momentin askush nuk zbilancohet në deklarata, duke parë edhe ndeshjen direkte mes tyre. Kurbinasit hoqën dorë nga Kupa, të shkatërruar 3-0 nga Tirana dhe tani të vetmen mënyrë e kanë të mundin Flamurtarin, që nëse fiton në Lac, do ta kalojë skuadrën e debutuesit Starova në renditje.

Nuk ka favoritë kjo ndeshje, por ka sfida tjetër e të dielës: Tirana kërkon të vazhdojë serinë positive të 2019 duke shkuar të fitojë kundër Kastriotit, vetëm se për krutanët e Devollit do të ishte praktikisht një rrëzim në Kategorinë e parë, duke qenë se tre pikët Luftëtari i ka plus në renditje, ato të fituara në tavolinë kundër Kamzës, që i kanë siguruar 7 pikë avantazh ndaj zonës së ftohtë të renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *