• |
ide | kryesore

Kryemadhi pas protestës: Loja e vërtetë fillon tani

Lajme, Të fundit



Pas protestës së organizuar sot nga opozita, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për mediat është shprehur se qytetarët sot bënë protestën më të madhe të pluralizmit në vend. Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës ndërsa theksoi se loja e vërtetë fillon tani.

Ajo paralajmëroi gjithashtu vazhdimin e protestave deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në emër të LSI-së dhe në emër të të gjithë atyre mbështetësve që ishin sot në protestën e organizuar, shpreh mirënjohje pafund për mijëra qytetarë shqiptarë që vërshuan sot në rrugët e Tiranës, me bindjen dhe me dëshirën për të protestuar ndaj kapjes së shtetit, për të protestuar ndaj të keqes më të madhe, e cila ka uzurpuar jetën dhe shpresën e shqiptarëve. Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, pushtetit kriminal dhe pushtetit të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga armiku i vetëm i tij, që është Edi Rama.

Sot qytetarët e Shqipërisë, por më shumë qytetarët e Tiranës bënë protestën më të madhe të pluralizmit në vend. Bënë protestën më të madhe që është parë në Shqipërinë më të rrudhur, sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo. Rruga tashmë është e nisur për të ndryshuar demokracinë në Shqipëri dhe lirinë e njerëzve në Shqipëri. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë zemërimin edhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë të krimit, kundër narko-shtetit të Edi Ramës. Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas. Tashmë ne do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Flamuri i Shqipërisë dhe zemra e qytetarëve do të jenë simbolet e Shqipërisë, që do ta çlirojnë atë nga krimi, nga korrupsioni, nga kapja e shtetit dhe nga varfëria. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë, për ëndrrën e tyre europiane, kjo pengesë e cila ka emrin e Edi Ramës. Ata kanë marrë në dorë sot fatet e tyre dhe çdo sakrificë për Shqipërinë do të jetë shumë e vogël përballë sfidës që kanë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, shtëpinë e fëmijëve të tyre.

Çdo qytet dhe çdo cep i Shqipërisë, sot i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur që rruga e tyre nuk ka më kthim pas. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në Bashkimin Europian sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, nga largimi njëherë e përgjithmonë i kriminelëve dhe grabitësve, jo vetëm të shpresës, por edhe të xhepave të shqiptarëve, është integrimi europian. Dhe për ta arritur këtë gjë duhet që të iki një orë e më përpara i vetmi njeri që mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët, që mban peng ëndrrat e shqiptarëve, që mban peng shpresën e të rinjve shqiptarë, i cili është Edi Rama me sektin e tij kriminal. Sot ai mori një shuplakë. Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë, e cila u krijon shqiptarëve mundësinë e vetme. Mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë ë fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre”,- u shpreh Kryemadhi.



9 Comments

  1. Gjithë at imazh që i ngriti bashkëshorti kësaj LSI-je, ja çove për lesh me këtë imazh që i bashkangjite si koneja e lulit. Të dy, konet e saliut. Të tre konet e Edit. Turp.

    1. Kur ia mori mendet Zoti i Madh dhe i dorezoi mandatet e fituara “me gjak”, bashke me kurvicat, tani Kije s’ke c’bene ta punoi Lulushi : “komisari ishte loja”.

  2. un kujtova se kishte fillu para 2 muajsh ? Pse deri tani paskeni tall prapanicen ju ?

    eee ju keni shku per lesh. Ju as tek topet nuk i arrini Rames , jo me ta rrezoni.

  3. Po deri sa do zgjase kjo komedi. Burri president e bene thirrje per “qetesi” , gruaja proteston dhe betohet se tani fillon loja e vertete. Per cfare loje e ka fjalen kjo ?
    Jepini fund kesaj komedie , ose ti o like jep doreheqje nga presidenti se te ka ikur gruaja duarsh e nuk po e mban dot , ose ti mona terhiqu nga drejtimi i partise , nuk shkon kjo komedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *