• |
ide | kryesore

Mediat e huaja: Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Keshtu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton për protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.

Me tej theksohet se “Opozita, deputetët e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën sa i takon përdorimit ose nxitjes së dhunës duke i kërkuar dhe uljen për bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjelles.

Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim, shkruan “The Washington Post”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *