• |
ide | kryesore

Mourinho tek Real Madrid ishte e kryer: “Lojtarët bllokuan cdo gjë”

Sport



Vetëm nëntë muaj pas lamtumirës së papritur në verë, Zinedine Zidane u kthye të ulet në pankinën e Real Madrid. Një zhvillim që i surprizoi tifozët e që madje nuk e priste as ish-presidenti i Blancos, Ramon Calderon, që në një intervistë me programin tv ‘Ídolos’ ka zbuluar një prapaskenë: ”Zgjedhja e parë për pankinën ishte Mourinho sepse është trajneri i vetëm që presidenti respekton. Florentino e sheh teknikun portugez si mburojë, si të vetmin që thotë atë që askush nuk guxon ta thotë, që fajëson arbitrat, shtypin, kushdo qoftë, thotë gjithcka që zakonisht nuk thuhet“.

Të gjithë motivet që e kishin bërë Calderon të deklaronte më siguri se Special One do të kthehej në Madrid, por në fund nuk rezultoi kështu: “Lojtarët e bllokuan tratativën – zbuloi ish-presidenti – dhe e bënë edhe kur Real donte të merrte Antonio Conte, një trajner me karakter të fortë. Kur u propozua Conte, lojtarët i thanë presidentit se ky tip trajneri nuk ishte i përshtatshëm“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *