• |
ide | kryesore

Nainggolan rrëfen motivin e ikjes nga Roma: “Me Monchi, do të shkaktoja luftë botërore”

Sport



“Nëse do të qendroja tek Roma, me Monchi, do të kisha shkaktuar një luftë botërore”. Tani që janë të dy larg nga Roma, Radja Nainggolan zbulon në detaje motivet që e cuan drejt largimit nga kryeqytetasit, duke sulmuar ashpër drejtorin e atëhershëm sportiv të verdhekuqve, që duket shumë pranë rikthimit tek Sevilla: “Pata një diskutim të fortë me drejtorin sportiv Monchi – ka thënë mesfushori belg për portalin hln.be – nuk u soll në mënyrë profesionale me mua, ishte konfirmimi tjetër se bota e futbollist është false. Nëse në verë do të më thoshte se donte të më shiste, unë do ta pranoja. E ndërkohë, nuk e bëri këtë por dërgoi përfaqësues në Turqi për të më shitur në padijeni. E kuptova në ata moment që nuk mund të qendroja në Romë, ose ai ose unë. Unë jam tip i drejtë e nëse do të qendroja në Romë pas asaj që më bëri mund të shkaktoja cdo ditë një luftë botërore”.

Në fund, misioni i pretenduar turk dështoi dhe Nainggolan u transferua tek Inter, ku po kalon një sezon me ulje e ngritje, kondicionuar nga dëmtime të shumta muskulare: “Nuk kam më fizikun e dikurshëm – pranoi belgu – Përpara luaja 50 ndeshje pa patur kurrë asnjë problem, ndërsa tani ndalem në vazhdimësi. Inter preferon që të konsumoj ushqim të shëndetshëm. Ndërkohë, kam humbu peshë dhe kam lënë përgjysëm edhe duhanin. Janë gjëra të vogla që mund të sjellin rezultate të mëdha, edhe pse nuk është e lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *