• |
ide | kryesore

Saldohen dyert e kryeministrisë, vendosen kamera në Bulevard

Lajme, Të fundit

Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit, por përveç numrit të madh të efektivëve që do e mbrojnë, dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina. Mbrëmjen e kaluar si dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.

Partia Demokratike ka kërkuar leje 48 orë për zhvillimin e protestës.

Forcat e policisë janë vendosur në dy anët e Kryeministrisë. Makinat, blindat e autobotet janë në pjesën e prapme të Kryeministrisë.
E gjithë pjesa e lulishtes pranë Kryeministrisë është e rrethuar. Po kështu mësohet se në të gjitha shtyllat e ndriçimit në Bulevard janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë për të filmuar protestën dhe për të identifikuar ata që mund të kryejnë veprime të dhunshme.

1 Comment

  1. Gabim kane bere police,kamera asgje nuk duhet te kishte lerini shpellaret te bejne cte duan bashke me salihun,lufte me dyert dhe dritaret bashke me kerpullen,me teper se kaq nuk dite te bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu