• |
ide | kryesore

Skenari sekret i protestës/ Çfarë pritet të sulmohet?

Të fundit



Marshimi i opozitës përreth kryeministrisë e cila është e tëra e blinduar sipas shumë gjasave nuk është asgjë më shumë sesa faza e parë e protestës së sotme. Duke e parë se Rama e ka shndërruar selinë e tij në një kështjellë të pa pushtueshme zëra brenda shtabit drejtues të protestuesve po hedhin disa versione të përshkallëzimit. Njëri prej atyre që po qarkullon është të drejtohet turma nga salla e parlamentit për të bërë një pushtim simbolik të atij vendi që sipas opozitës është shndërruar në ikonën e pushtetit monopartiak. Një mësymje e dytë është një sulm drejt zyrave të kryesisë së kuvendit, në ish godinën e Komitetit Qëndror, ku dikur ka pasur zyrën Enver Hoxha ndërsa sot qëndron Gramoz Ruçi.

Por asnjë nga këto versione nuk ka marë vulë zyrtare dhe deri më tani Basha po i vërsjell mbështetësit e tij përreth selisë së Ramës.

©Lapsi.al  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *