• |
ide | kryesore

The Telegraph: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, kandidat për sloganin më të keq turistik

Kryesore, Lajme



“Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes britanike “The Telegraph” për mënyrën e gabuar se si Shqipëria ka nisur një fushatë turistike nën sloganin “Be taken by Albania” ose “Rrëmbehu nga Shqipëria” që i referohet filmit “Taken” të vitit 2008 me protagonist aktorin Liam Neeson. Në shkrimin e gjatë me titull “Shqipëria del si konkurrent për sloganin më të keq të turizmit”, gazeta ka bërë një përshkrim të gjatë të arsyeve se përse një ide e tillë ka probleme.

“Vendi i radhës që ofrohet si peng i përçartjes së përhapur dhe qesharake në rrjetet sociale është Shqipëria që ditët e fundit ka zbuluar sloganin e saj të turizmit: “Rrëmbehu nga Shqipëria”. “Rrëmbim” po mendoni? Me siguri ata nuk i referohen filmit “Taken” (Rrëmbimi). Ashtu si në vitin 2008 kur dy vajza të reja amerikane u rrëmbyen në Paris dhe u shitën në tregun e seksit dhe në fund njëra prej tyre mbetet e vdekur? Ashtu si në filmin që pasoi me Taken 2 dhe Taken 3 që megjithëse shiti pa fund bileta në sallat e kinemave nuk bëri asgjë për imazhin e Shqipërisë? Ata nuk kanë ndërmend një lloj të tillë rrëmbimi, apo jo? Kjo do të dukej një mënyrë e çuditshme për t’i bërë reklame vendit tënd” – shkruan “The Telegraph”, citon lapsi.al.

Gazeta më pas sqaron se çfarë thuhet në faqen online të projektit takenbyalbania.com ku pranohet se Shqipëria ka në mendje filmin “Taken” dhe ka vendosur të konkurrojë me të. Sipas faqes online të këtij projekti “Shqipëria përshkruhet në Europë si një vend ku jetojnë kriminelë dhe gangsterë, por në fakt ky është një vend i bukur dhe i sigurt për tu vizituar dhe për të jetuar”.

Nisur nga kjo gazetari Chris Leadbeater i “The Telegraph” nënvizon: “Dhe po, ata kanë shumë të drejtë kur flasin për bukuritë dhe sigurinë, por mund të kishin bërë më mirë nëse nuk do të përmendnin gangsterët”, citon lapsi.al. Por problemi më i madh i këtij slogani sipas gazetës është vetë ftesa që i kanë bërë këtij aktori.

A i lexon më njeri gazetat? Neeson është një aktor shumë i mirë. Ai është në fakt ylli i të tre serive të filmit “Taken” dhe ka bërë mjaft filma të bukur në karrierën e shkëlqyer, përfshirë edhe atë të një ish-agjenti të CIA-s që vendos vetë drejtësinë. Apo edhe portretizimi i Oskar Schindler në vitin 1993 në filmin “Lista e Schindler” mbetet një nga filigram i lartë në karrierën kinematografike.

Por së fundmi, Neeson është në mes të momentit më të vështirë në karrierën e tij pas deklaratave thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme se në të kaluarën kishte dalë në rrugë për të gjetur njerëz me ngjyrë për t’i vrarë si hakmarrje pasi një person i tillë kishte përdhunuar një miken e tij.

Nëse kërkon një ikonë të ekranit si prezantues të fushatës publicitare dhe po kërkoni që ta zgjasni jehonën me shpresën se do të distancoheni nga një ngjarje e tillë, atëherë Liam nuk është, të paktën në këtë moment, njeriu që kërkoni. Ky hap i gabuar është një turp për Shqipërinë që ka shumë për të ofruar” – kritikon hapur “The Telegraph”.

Shkrimi bën më pas një pasqyrë të asaj që Shqipëria mund t’i ofrojë një turisti, nga peizazhi natyror te historia madje pranon se “Shqipëria është ende një qoshe ende e pazbuluar e Europës” dhe sipas saj udhëtarët e huaj duhet ta kenë parasysh këtë, citon lapsi.al. Gazetari Chris Leadbeater tregon se ka qëndruar për një javë në Shqipëri 2 vjet më parë ku ka vizituar Tiranën, Durrësin, Vlorën, Beratin, Sarandën, por edhe sitet arkeologjike si Apollonia dhe Bylis.

“A është gjithë ky peisazh dhe kjo pasuri të shërbyera keq nga një fushatë promocionale e gabuar? Ka mundësi. A ka këtu arsye të mendosh, siç thotë edhe një fjalë e vjetër, se nuk ka publicitet të keq? Në fakt ngjarjet e fundit na kanë treguar se ka edhe publicitet të keq. A do të tërheqë turistë një figurë e Hollywood më shumë se imazhi i mrekullueshëm i Apollonisë? Për fat të keq, po, por kjo nuk do të thotë se kjo është e bërë mirë. Sërish, Shqipëria nuk është destinacioni i parë që të kuriozojë turistët duke rritur profilin e saj” – shkruan “The Telegraph” që sjell më pas raste të ngjashme të sloganeve të gabuara si ai i Australisë (Ku dreqin jeni?), Sllovenisë (Unë ndjej Slloveninë), Paraguajit (Paraguaji, e ndjeni?), etj.

“Fushata e Shqipërisë nuk aq inteligjente as sa e Nebraskës në SHBA që në tetorin e kaluar doli me sloganin “Të famshëm për peizazhin tonë të sheshtë dhe të mërzitshëm”. Nëse slogani i zgjedhur nga shqiptarët do të shtojë njerëzit mbetet për tu parë, por Shqipëria meriton më shumë vizitorë, ndërsa skuadra e marketingut duhet të rikthehet edhe një herë në tavolinën e punës” – e mbyll “The Telegraph” shkrimin për Shqipërinë. ©Përshtati LAPSI.al



14 Comments

  1. rama esht i marr penf vullnetare nga kriminel si frrok,rosh,dosh,prenga,artur busha etj.per kete arsye e ka lidh turizmin me rrembimin.

  2. Kur shteti drejtohet nga dallkauke pa shkolle qe i votojne 1 milion debila katunare dru me pre me mantalitet skllavi enverist,

    atehere:

    NUK KA DYSHIM QE KESHTU DO TE NDODHE

    sepse:

    ATE QE MBJELL DO TE KORRESH ME VONE.

  3. Aman keta kujtoje se 10 trapa twiteri qe i sulen nessonit bejne per te gjithe njerezit. Sondazhet tregojne se mbi 80 per qind i urrejne keto twiterloget e PC police, me vete minoritet ne krye. Per mua do kete sukses reklama dhe eshte supergjetje.

  4. Kjo esh puro injoranc te ngatrosh termin rrembe shqip me catch angl8sht dhe jo take…. Hani mut tani me gjith fantazin tuj idiota

  5. C-endrifugistet e Rames, duke e pasur mendjen te zhvatjet, perfitimet personale e jo publike, perfundojne me kesi lloj titujsh turizmi!

  6. Nuk u drejtohem lakejve, as prostitutave te tana niveleve,as kodosheve brekevarur e as tradhetareve:
    I drejtohem popullit tim .
    Per cfare jetoni? Qe te zvarriteni pas vargojve ,qe te duartrokitni qe t,ju begenisin, qe te mbushni sheshet nga premtimet e te lidhurve me njemije fije me interesa te brendshme e te jashtme e te perfitojne nga ju!
    Ne nje vend ku sundojne njerezit me pa dinjitet te ketij kombi,me rrenje tejet kriminale ,qe kurr nuk ishin perfaqesuesit e frymes e shpirtit tuaj ,ku vec demokraci nuk ka , pse duhet te paraqitemi para botes me protesta si shetitje ditesh vere? Si mundet qe nje popull ne proteste i thencin te mos e degjojme zerin e qytetarit te revoltuar. Kur vendin tone e perdorin si prostitute se ashtu eshte stili jetes qe bejne,kur keta zagare na lane pa mjete jetese, pa te ardhme ne ti
    pergjigjemi me alla protesta duke luajtur me sakrificen e te pamundurve e atyre qe lene gjithcka e mbushin protesten me shpresen se dicka do te levize ? Tani eshte fundi : o te iki zagari me kodoshet e kuckat ,o vdekje per liri !
    Europa na mat me kutin e saj kur ne Shqiperi ka vec vemje demokracie !
    Eshte koha qe bijte me te dvotshemt, t,i dalin zot ketij vendi te bekuar nga Zoti e te perdhosur nga te nga te huajt e pjesa ma e neveritshme te veteve. Jo me ! Tregoj botes identitetin tend Shqipetar ! Mos shko me pas askujt por nese e doni vendin pa kushte delni zot te bashkuar ,pa
    vemje me vedi ,pa kodoshe e horica,pa servila e te lidhur me lloj lloj agjentash vec per Shqiperine jo !

  7. Nga te flllojme ?
    Ne emer te Atit, te Birit e te Shpirtit Shejt.
    O Njeri , gjithcka te duhet per jeten nga e merr ?
    Besoj se tash e din qe afer teje s,ke asnje planet tjeter si ky me te ngjashem si ty.
    Lind e vdes pa vullnetin tand.
    Po shpirtin e ke pare? Ndoshta te manifestuar.
    Pse beson ne cdo gje te perkohshme ,pse i beson kaq shume forcave te tua ,intiligjences tende,pushtetit tand ?
    A nuk e di se je vetem perdorues i tokes ,i pushtetit tend te perkohshem mbi te e njerezit qe ti mban nen mbikqyrje , i perdor per qellimet e tua shtypese shfrytezuese,i mashtron per te perfituar sa me shume e gjate ? Kush je ti pa Krijuesin,ku shkon ti pa Krijuesin ? Si nuk the nje here te falenderoj o Zot per gjithcka kam e jam ? Kurre s,u pendove per fajet e tua,per rrugen qe ndoce? A nuk i kam lene librat e shejte ne mes jush? A nuk i keni apostujt e mi mes jush ? Jo profetet e rreme por ata bij te Zotit qe te mesojne se dashurija eshte vetem nje:Sherbimi,drejtimi kah tjetri,thjeshtesia, mbrojtja e se vertetes,virtyti, vullneti i mire i bashkuar nen vullnetin e Zotit vetem duke ja dorezuar krejt jeten e gjithcka ke Atij. Gjithkush qe vret ne emer te Zotit ka humbur Zotin Pergjithmone !Nuk mund ta mbaje as toka ,as qielli ,s,ka vend ne Univers per te ku te ndjehet i qete. Kush do te jete i zgjedhur le te marre paqen e Zotit e me sherbim tua shperndaje njerezve!Kush do te jete i zgjedhur le te mundohet per te verteten , drejtesine ,paqen! Vetem kush sherben me vetmohim ,vetem kush jep vetveten do te marre prej Krijuesit lirine e Tij,paqen e Tij, Dashurine e Tij. I zgjedhur eshte vetemai njeri qe dashurne e tij e shperndan tek te tjeret,qe me shpirtin e tij ngroh e ndricon te tjeret! Bariu i mire i njeh delet e tija dhe ato e njohin! ……..

  8. Ke plotesisht tedrejte nderuarr Lab. Sa here kam demaskuar sektin ramabublikisht ne interneet me ka dale kjo foto.

  9. Ke plotesisht te drejte Nderuar . Sa here kam demaskuar sektin rama bublikisht ne interneet me ka dale kjo foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *