• |
ide | kryesore

Video/ City panik 45 minutësh: Celina hakmerret, për penalltinë më të keqe, në këtë mënyrë…

Sport, Video



Mund të ketë ekzekutuar penalltinë më të keqe në histori, por Bersant Celina ka ditur ta përmirësojë imazhin e tij me një gol spektakolar në cerekfinalen e FA Cup kundër Manchester City. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e ka tronditur keq Guardiolën, me golin e dytë në 30 minuta lojë, ndërsa finalizimi ka qenë i mrekullueshëm pa i lënë asnjë mundësi Ederson.

Celina u ngrit në këmbë pas kritikave të forta që mori me 11 metërshin që i hoqi ndoshta mundësinë Sëansea të vazhdontë ëndërrën për promocionin, kur mund të barazonte rezultatin kundër West Brom, që më pas u imponua 3-0. Sulmuesi ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, edhe pse lumturia ka zgjatur vetëm një pjesë loje.

Manchester City përmbysi gjithcka në pjesën e dytë, duke e mbyllur sfidën cerekfinale 3-2 kundër Sëansea, pas 90 minutave dramatike. Golat e Matt Grimes dhe Bersant Celina, u fshinë nga rikthimi i Bernardo Silvas në minutën e 69 të ndeshjes, autogoli i Kristoffer Nordfledt dhe Sergio Aguero dy minuta nga fundi i lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *