• |
ide | kryesore

Video/ Mbretërimi i dytë i Zidanë në Madrid nis nën shenjën e Isco e Bale

Sport, Video



Real Madrid fiton dhe në pankinë është Zinedine Zidane. Deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme, por ka për të përmendur faktin se kthesa e merengues koincidon jo vetëm me rigjetjen e suksesit në shtëpi, por edhe me rilindjen e Isco e Marcelo, dy të përjashtuarit si të pavlefshëm nga Solari. Debutim i suksesshëm për francezin, në aventurën e tij të dytë në Madrid, por në fund të fundit Zidane ishte kthyer këtu për të kthyer faqe. Për të mbyllur një kapitull të zi në historinë e Merengues, jashtë cdo kompeticioni që në mars, të turpëruar në Champions League, me probleme brenda dhomave të zhveshjes e që deri tani i kishin ndërruar dy trajnerë.

2-0 kundër Celta Vigos për Zidane është një frymëmarrje, që vlen shumë më tepër me golin e Isco në minutën e 62 të ndeshjes. Mesfushori, që ishte një hap larg largimit nga kryeqyteti, ka qenë edhe lojtari i ndeshjes. E ndoshta lumturinë nuk e kanë gjetur vetëm Marcelo e Isco, por edhe njeriu më i palumtur i Bernabeut Gareth Bale. Uellsiani shënoi në minutën e 77-të, duke mbyllur llogaritë.

Real Madrid rigjen fitoren në shtëpi, pas katër humbjesh radhazi, që i kushtuan heqjen dorë nga cdo shpresë për titullin. Përkundër kësaj fitoreje, Real Madridi mbetet larg lideres së La Ligës, Barcelona, e cila ka nëntë pikë më shumë se madrilenët me një ndeshje më pak të zhvilluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *