• |
ide | kryesore

Xhamia e masakrës në Zelandën e re u ndërtua nga një shqiptar

Lajme, Të fundit



Një nga xhamitë ku ndodhi sulmi i djeshëm në Zelandën e re është ndërtuar nga një shtetas shqipatr i Kosvës, Masar Krasniqi, i cili ka emigruar në këtë shtet që në moshën 19 vjeçare. Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin në këtë xhami, madje duke lënë garanci në hipotekë shtëpinë. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës sot ku ndaj tij rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje e kishte paralajmëruar më herët sulmin terrorist në rrjetet sociale.

Tragjedia në Zelandën e Re pati bilanc të frikshëm ku vdiqën 49 persona mes tyre edhe fëmijë dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. Kjo nxiti Kryeministren e vendit të marrë vendimin për të ndaluar armët gjysmë-automatike. Ekspertët e kontrollit të armëve theksojnë se armët e tilla mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmë-automatike të stilit ushtarak duke përdorur një magazinë me kapacitet të lartë, shitja e të cilave ende nuk është e rregulluar në Zelandën e Re. Sot qytetarët në Zelandën e Re janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre./marrë nga shqiptarja.com



5 Comments

  1. Po pse si i quan kosovaret ti o debil me mendje serbi, jo shqiptare. Ata jane me kombetare e shqiptare se ti o kelysh i kuq. Ata ndenjen nen thundren e Serbise per 100vjet, e gjuhen ,e traditat i kane me shume te ruajtura se ti qe te ka mbyt greku, e serbi. Kur do jemi ndonjhere te bashkuar, e qe te mos kemi kesi tradhetaresh te kombit si fara e ketij komentuesi Ipaemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *