• |
ide | kryesore

Australi/ 17-vjeçari e qëllon me vezë, senatori i kthehet me grushta (VIDEO)

Lajme, Planet



Goditjet me vezë duket se nuk janë traditë vetëm e politikës shqiptare.  Në Melbourne të Australisë, senatori, Fraser Anning është qëlluar me vezë nga një 17-vjeçar teksa po fliste përpara mediave.

Një ditë më parë  ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur të paktën 49 persona.
Senatori australian menjëherë pas sulmit tragjik reagoi në Twitter duke shkruar: ‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën’.
Mediat vendase kanë filmuar momentin kur adoleshenti i hedh vezën në kokë senatorit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpulla e grushta.
Pamjet e publikuar kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare

https://www.youtube.com/watch?v=pGuSpEt13Ac



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *