• |
ide | kryesore

F1/ Ferrari, urdhëra skuderie, Leclerc: “Më ndaluan të kaloja Vettel”

Sport



Në Melbourne, në Cmimin e Madh të parë të sezonit 2019, nuk ishte debutimi që të gjithë prisnin në skuderinë e Ferrarit. Në vështirësi të madhe Sebastian Vettel, ndërsa Leclerc ka respektuar urdhërat e skuderisë në fund të garës,kur kishte mundësinë të merrte vendin e katërt, pikërisht duke kaluar shokun e skuadrës.

Zbulimin e ka bërë vetë Charles, i pesti në finish në debutimin me të kuqen, që ka vepruar si një rishtar i mirë: “Po, kisha ritmin për ta kaluar e kërkova ta bëja, por skuadra më tha të ngrija pozicionet, ndaj dhe qendrova prapa. E kuptoj “.

Decizive në fakt ka qenë starti: “Kalova menjëherë Verstappen, por në kthesën e parë e gjenda në krahun e jashtëm me Vettel, nuk e di nëse më pa, e mu desh të dilja mbi bar. Humba pozicionin ndaj Seb e Max, nga i treti dola i pesti…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *