• |
ide | kryesore

FOTO/ Panik për Ospina, rrëzohet në fushë: portieri transportohet në spital

Sport



Napoli, më tepër se fitorja që i konsolidon pozitat në vendin e dytë, e ka mendjen në gjendjen e David Ospina. Portieri kolumbian në të 41′ e sfidës kundër Udinese është detyruar të dalë nga fusha me barelë, pasi është rrëzuar papritur në fushë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Cardarelli, ku i janë bërë disa qepje në kokë. Kontrolli ka dhënë rezultat negativ, por gjendja e portierit po monitorohet vazhdimisht.

Ospina në fillim të ndeshjes është dëmtuar në kokë, duke u përplasur me Pussetto, por ka qendruar në fushë i fashuar. Sipas të dhënave të para, portieri ka humbur ndjenjat për disa sekonda, kur është rrëzuar përtokë, por në spital ka qenë koshient.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *