• |
ide | kryesore

“Jemi ekip me bo*e”: Nuk bën “huevos” Devolli, por e thotë në transmetim direkt

Sport



“Los huevos” e reklamuar në arenën më të madhe të futbollit europian Champions League, në fillim nga Diego Simeone e më pas nga Cristiano Ronaldo është kthyer në një simbol trimërie dhe nuk ka vonuar të adaptohet, që nga 19 vjecari i Hajdukut të Splitit që doli nga fusha me karton të kuq e deri tek fushat e Superiores në vendin tonë, ku ndonëse gjestin Bledar Devolli nuk e bën, nuk ngurron ta thotë në transmetim direkt në tv: “Jam i lumtur për djemtë, pasi mundëm një nga skuadrat më në formë të momentit – u shpreh tekniku gjirokastrit -. E detyruam Tiranën të luante me topa të gjatë, gjë që nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë. E treguam që jemi ekip, më fal për shprehjen, me bo*e”…

Nuk është se pritet ndonjë sanksion tashmë për Devollin, sepse pavarësisht gjetjes pak etike për të treguar burrërinë e Kastriotit të tij, në fitoren kundër Tiranës, nuk ishte kurrësesi ofensiv ndaj kundërshtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *