• |
ide | kryesore

Mediat ndërkombëtare: Protestat në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi synojnë largimin e qeverive të korruptuara

Kryesore



Mediat e huaja, i kanë kushtuar vëmendje valës së protestave që kanë përshkruar Ballkanin në sinkron të plotë.  The  Guardian dhe European Western Balkans kanë trajtuar në artikujt e tyre protestat në televizionin shtetëror të Serbisë, ku qytetarët u futën brenda tij duke e akuzuar për linjën e njëanshme editoriale pro qeveritare; protestën e Malit të Zi,  ku qytetarët kanë dalë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviç, i cili prej 3 dekadash qëndron në pushtet; dhe atë të  Shqipërisë, të krijuar nga opozita që pretendon manipulimin e zgjedhjeve dhe kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Protestat në të tre vendet synojnë të përmbysin partitë në pushtet, të udhëhequra nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Milo Gjukanoviç. Regjimet akuzohen për korrupsion, shtypjen e demokracisë dhe të lirisë së medias, si dhe për krijimin e situatës së pakënaqshme ekonomike”, shkruan The Guardian.

Më poshtë artikulli i European Western Balkans
Mijëra njerëz marshojnë në Beograd, ndërsa protestat zhvillohen gjithashtu në Shqipëri dhe Malin e Zi.
Protestuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror të Serbisë për herë të parë në pothuajse 20 vjet dhe policia shqiptare përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që u përpoq të hynte në parlament, në një ditë demonstratash anti-qeveritare në të gjithë Ballkanin, shkruan  European Western Balkans .

Në Beograd, demonstruesit hynë në radio-televizionin shtetëror të Serbisë (RTS), duke kërkuar të flasin drejtpërdrejtë me audiencën.

Ka patur protesta të përjavshme të opozitës që nga dhjetori kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar lirinë e medias si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kanalet televizive shtetërore i kanë dhënë mbulim të pakët protestave.
“Gjatë muajve të fundit ne kemi kërkuar vetëm një gjë – të lejojmë organizatorët e protestave të flasin në televizionin shtetëror”, tha Boško Obradoviq, lideri i partisë së djathtë Dveri.
Disa mijëra protestues hynë në korridoret e ndërtesës duke bërë thirrje kundra Vuçiç. Policia hyri më vonë në ndërtesë dhe filloi të merrte demonstruesit një nga një.

Demonstruesit anti-qeveritarë sulmuan për herë të fundit ndërtesën e televizionit shtetëror më 5 tetor të vitit 2000, duke rrëzuar regjimin e fortë të Sllobodan Millosheviçit.

Mijëra persona marshuan në mënyrë paqësore në qendrën e Beogradit të shtunën. Protesta u mbajtën edhe në disa qytete të tjera serbe, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Novi Sadit.

Vuçiç ka thënë më parë se nuk do të përkulet ndaj kërkesave të opozitës për reformën zgjedhore dhe rritjen e lirisë së medias “edhe nëse do të kishte pesë milionë njerëz në rrugë”, por tha se ishte i gatshëm të provonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.
Në Malin e Zi, mijëra persona marshuan në kryeqytetin e Podgoricës, tubimi i pestë në dy muaj, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit, Milo Gjukanoviç dhe qeverisë së tij, për shkak të akuzave për shpërdorim detyre, grabitjes dhe kronizmit, shkruan European Western Balkans .

Turmat e protestuesve të udhëhequr nga aktivistë qytetarë dhe studentë dolën nëpër qendrën e qytetit duke kënduar “Hajdut Milo” dhe “Ne jemi shteti”.

Gjukanoviç ka qeverisur Malin e Zi për tre dekada, duke shërbyer si kryeministër apo president.

“Ne duam ndryshime dhe pas 30 vjetësh, mendoj se çdo qytetar e kupton … se diktatori i fundit duhet të largohet”, tha protestuesja Ana Vujosevic.

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, një protestë fillestare paqësore u bë e dhunshme kur një numër i vogël në turmën me disa mijëra njerëz filluan të shtyjnë dhe hedhin gurë drejt policisë që mbronte parlamentin. Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta.

Protesta ishte e pesta që nga mesi i shkurtit, ndërsa opozita kërkon zgjedhje të reja pas akuzave për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve.

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria nuk do të ketë paqe derisa kryeministri Edi Rama të largohet për të lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqipëria nuk destabilizohet nga protestat për vlerat evropiane. Ajo është destabilizuar nga krimi dhe bashkëpunimi i qeverisë me të. Kësaj duhet t’i japim fund”, tha Basha.

Më parë si Bashkimi Europian, me të cilin Shqipëria shpreson të fillojë bisedimet e pranimit në fund të qershorit, dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan të gjitha palëve të përmbahen dhe t’i largohen dhunës, shkruan European Western Balkans.

©Lapsi.al



8 Comments

    1. padrejtesia si sistem jete,,me emra te ndryshem kapitalizem komunizem demokraci ka nje shekull qe perqaset an e kend globit ,si montim artificial ,per te kontrolluar boten ,nga nje grup i vogel njerezish ,ku levat e kontrollit shtrihen ne disa pika permes sistemeve 1 bankar 2 medjat 3 sistemi arsimore 4 sistemi drejtimit ,5 teknologjik,ligjore ,etj ku politikat ligjet ,sistemet tani i cuan gjith ne piken e deshtimit,ku ne kete mes humbin te gjith asnje i fituar arsyet dhe shkaqet jan te shumta ,por rrokullisjen e marrin te gjith pershkak te antivlerave dhe ndalimi i burimit dobive ,kjo eshte pika me kritike e gjinis njerzore ,ku nese nuk analizohet raliteti ndahen problemet dhe proanohen zgjilljet ,duke dalur ne burim atu ku rrjellin zgjilljet ,ku ka qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shprese ,dijeni se te gjith kan deshtimin perplasjet dhe shkatrrimin ne prak ,mbasi interesat po kthehen ne burime konfliktesh sdhe shkatrrimi total per te gjith kjo eshte kostoja terheqes drejt fundit padrejtesise

  1. ne shqiperi mund te te jene kunder qeverise, por me thoni kush jane? ata qe kane qene ne pushtet ata qe kane rjepur kete popull, edhe qe e kane vrare ate, per mua po te zgjidhja midis te keqes edhe katastrofes do zgjidhja te keqen, po nuk doli nje brez i ri pa te koruptuar, pd me Bashen edhe Monen nuk vine se ata jane me keqe se shushunjat, Lapsi me thoni ku i gjene LSI & PD keto parat pe gjithe ata njerez, pankarta edhe transportin?nga financohen, e keni menduar ndonjehere?

    1. o agron o mut njeri po ku ka njeri me shum se rama,ruqi,baba taku,xhafa etj qe kan qen ne pushtetbaba taku 55 vite,ruqi po ashtu 55 vite,yhafa nja 30 vite tek enveri rama klysh stalini 16 vite kryetar bashkie 12 vute kryetrai ps 12 vite,minister kulture 5 vite,kryeminister 56 vite.pse han mut agron pra.dhe qfar beri per keto vite vetem nje bunkar ,kokain,kanabis,perdhunues ,tritolist,vrases etj.

      1. Ari kari, bythpalari digjo ktu!
        Doktor mortja ka 30vjet ne politike. Eshte i vetmi politikan ne bote qe behet kryeminister mbasi ka qene president dhe vazhdon te jete kryetari real i PD. Lul hollandezi ka qene 8vjet minister dhe numri dy i partise dhe 4 vjet kryetar bashkie.
        E pse qekan doktor mortja, lul hollandezi, mona me phd, dash shehi i alkolizum, duka i krimit, fatmir gerdeci, nar nok ekskavatoristi me te mire se ky shalgjati i tanishem?

  2. Ne Shqipëri behet proteste me dele rude. Proteste ishte ajo e studenteve!
    Poshte Rama!
    Poshtë Berisha!
    Poshtë Meta!
    Boll se na u nxi jeta!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *